E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enrique: Duhet të punojmë më tepër

Trajneri i Romës, Luis Enrique ka pranuar se është i brengosur për gjendjen e ekipit të tij pas barazimit dëshpërues 1-1 me Sienën. Ata besuan se kishin fitoren në duar pas kalimit në epërsi në pjesën e parë me golin nga Pablo Osvaldo, por Siena barazoi dy minuta para fundit nëpërmjet Roberto Vitiellos.
Barazimi bëri që Roma të bjerë në vendin e 14-të në Serie A, pa shijuar fitoren nga tri takimet e para. “Nuk ekziston një çështje specifike e cila më brengos, por jam i brengosur me mungesën e besimit te futbollistët, duhet të punojmë rreth kësaj”, u shpreh Enrique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›