E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA e UEFA heqin pezullimin për Shqipërinë

Pas shumë diskutimesh, FIFA e UEFA kën vendosur sot ti hapin rrugë Shqipërisë për në lojrat ndërkombëtare.

Tani Federata Shqiptare e Futbollit është përsëri anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s. Kujtojmë që kolapsi që kapi futbollin shqiptar nisi më 14 mars, kur FIFA, e më pas UEFA, pezulluan Shqipërinë, pas shumë paralajmërimeve. Shkak për këtë krizë të madhe u bë mosfirmosja e statutit nga Ministri i Sporteve, Ylli Pango.

Pas firmosjes së statutit nga Ministri i Sporteve, Ylli Pango, rregjistrimi i tij, ishte hapi i dytë dhe më i vështirë që duhej ndërrmarë, për t'i hapur rrugën rikthimit të Shqipërisë në FIFA. Falë përshpejtimit të procedurave dhe ndërhyrjes së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili është njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjithçka përfundoi me sukses.

Pas shumë korrenspodencave me FIFA-n, Pango u bind, ndërkohë që i "famshmi" neni 53, aty ku ishte i gjithë problemi, u la i "ngrirë" për t'u disktuar në muajin maj, nga një grup pune katërpalësh, me përfaqësues të FIFA-s, UEFA-s, ministrisë dhe FSHF-së. Megjithatë, për të arritur deri në zgjidhjen e kësaj krize, do të duhej patjetër ndëryrja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ky i fundit, i njohur si një dashamirës i futbollit, inicioi një takim me kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe atë të MTKRS-së, Ylli Pango. Sinjali pozitiv erdhi menjëherë, teksa kreu i shtetit shërbeu si katalizator për zgjidhjen e çështjes. Më pas gjithçka vijoji normalisht, ku ministri Pango kreu "detyrat e shtëpisë", të lëna nga FIFA. Tani kur pritet me padurim vendimi i kësaj të fundit, ngelen për t'u parë mardhëniet e palës shtetorore dhe FSHF-së, edhe pse së shpejti do të bëhet takimi katërpalësh për të zgjidhur edhe ngërçin e vetëm, nenin 53.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›