E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 15 kg lëndë narkotike, priten rrjetat e trafikut

Policia malazeze dhe ajo kroate në aksionin e koduar "Ekuador" kane sekuestruar rreth 15 kilogramë lende narkotike te llojit kokaine. Lajmi është bere i ditur nga burime zyrtar te vendeve respektive te cilat shtuan se ne prangat e policisë kane rene edhe dy persona. Aksioni ne fjale është konsideruar se ka prere lidhje ndërkombëtare te trafikut te narkotikeve. Mësohet se trafikantet kane shfrytëzuar një kompani për importin e prodhimeve bujqësore për transportin e kokainës nga Amerika Jugore për ne Ekuador. Droga, siç njoftoi policia, është sjelle në Ballkan, ndërsa një pjesë tjetër, është shkarkuar në portin e Barit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›