Itali, vdes shqiptari, bie nga skela
Një aksident ne pune i ka marre jetën një 36 vjeçari shqiptar ne Itali. Emigranti Altin Musrta qe punonte ne ndërtim ne vendin fqinj ka rene nga një lartësi, prej skelës ku punonte dhe për pasoje ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur ne Regio Emilia. Emigranti qe punonte dhe jetonte me dokumente te rregullta ne vendin fqinj është dërguar menjëherë ne spital, por nuk ka mundur dot te mbijetoje për shkak te plagëve te marra. Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident. Ndërkohë vetëm disa dite me pare, qindra punëtorë ne Itali, protestuan kundër mungesës se sigurisë ne pune ne shume sektorë, qe shpesh behet shkak për aksidente te tilla, si ai qe i mori jetën 36 vjeçarit shqiptar Altin Musta.