Romë, fiton e djathta
Xhani Alemano është kryetari i ri i bashkisë se Romes ne Itali pas zgjedhjeve te zhvilluara ne këtë vend. Kandidati i qendrës se djathte behet kështu i pari zyrtar i se djathtës, qe merr drejtimin e kryeqytetit te Italisë pas 15 vitesh. Alemano fitoi me 53.6% te votave duke lënë pas Francesko Rutelin me 46.3% te votave. Ai u kritikua si një neo-fashist gjate te gjithë fushatës se tij elektorale. Kjo nuk është një fitore për partine time është shprehur ai, por një fitore për Romen. Alemano premtoi se do te shtoje me shume efektivet e policisë ne rrugët e qytetit për te luftuar me shume veprimtaritë kriminale ne qytet. Alemano ka qene kryetar i formacionit rinor neo-fashist italian. Roma ndryshon dhe une dua te ndryshoj bashke me Romen,- është shprehur ai përpara mbështetësve te tij pas fitores se shpallur. Kujtojmë se Alemano do te zëvendësoje ne këtë post Valter Veltronin i cili tashme ka dale i humbur ne zgjedhjet e fundit legjislative përballë Silvio Berkuskonit.