E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni - negociata për emrin

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic ka ftuar në Nju Jork në takime të ndara palët negociatore të Shkupit dhe Athinës. Siç bëhet e ditur për mediat në Shkup, ndërmjetësi Nimic pritet të zhvillojë takimet me negociatorin maqedonas Nikolla Dimitrov dhe ate grek Vasilakis. Takimet e ndara pritet të zhvillohet ne mesin e kësaj jave, ndërsa Nimic nuk pritet të dalë me ndonjë propozim të ri të emrit. Pas takimit të dy negociatorëve, Nimic pritet të vizitojë Shkupin dhe Athinën për të sjellë propozime të reja të emrit, ku ndër to përmenden "Maqedonia e Re" dhe "Maqedonia e Epërme". Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hop Shefer deklaroi se çështja e emrit duhet të zgjidhet deri më 9 korrik, kur do të verifikohet pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë si vende anëtare të NATO-s, ndërsa në këtë rreth pritet edhe përfshirja e Maqedonisë në rast se do tejkalohet kontesti i emrit me Greqine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›