FIFA hedh poshtë kurdisjet në Botërorin 2010

FIFA i ka hedhur poshtë dyshimet për kurdisje në Botërorin 2010, të cilat ishin bërë nga njëri prej ish ekspertëve të hetimeve për korrupsion në FIFA.
Chris Eaton, ish shef i sigurimit në FIFA, i ka thënë televizionit Channel 4 të hënën se organizatorët ishin duke shikuar për një incident specifik në ndeshjen ndërmjet Nigerisë dhe Greqisë.
“Ne nuk jemi duke e hetuar ndonjë ndeshje të kurdisur në Botërorin 2010. Ralf Mutschke është shef i divizionit të ri të sigurimit në FIFA. Lufta ndaj ndeshjeve të kurdisura është vetëm njëra prej detyrave të tyre, duke përfshirë edhe sigurimin në stadiume dhe sigurimin e përgjithshëm të evenimenteve të organizuara nga FIFA, përfshirë edhe Botërorin. Hetimet do të fillonin vetëm nëse ka dyshime të hapura për një ndeshje apo kompeticion”, njofton FIFA.