E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA kërkon ekipet e para më 11 maj

Selektorët e ekipeve kombëtare duhet të emërojnë ekipin e parë prej 30 futbollistëve për Kampionatin botëror një muaj para fillimit të garës më 11 qershor.

Federata botërore e futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se selektorët mund të zgjedhin vetëm 30 futbollistë dhe jo siç ishte thënë në dhjetor, 35. FIFA ka theksuar se do të publikojë listën e ekipeve një ditë pasi t’i ketë marrë ato.

Dhjetë ditë para ndeshjes së parë mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës në Soccer City në Soweto, në periferi të Johannesburgut, duhet të emërohen ekipet përfundimtare prej 23 futbollistëve, e pastaj FIFA do t’i publikojë ato në ueb faqen e saj fifa.com më 4 qershor, që i bie një ditë më herët se që ishte thënë më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›