Mourinho për Realin

Cristiano Ronaldo do ta mirëpresë Jose Mourinhon në Real Madrid dhe beson se bashkëkombësi i tij portugez mund të ngre klubin. Edhe pse Mourinho aktualisht është trajner i Interit, ai spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme rreth Evropës, duke përfshirë Realin.
Ish-menaxheri i Chelseas ka zgjuar tension të madh në Serie A dhe spekulohet se mund të largohet nga Giuseppe Meazza në përfundim të këtij sezoni.
Humbja e javës së kaluar nga Barcelona e la Realin tri pikë larg kreut në La Liga, ndërsa kampanja e tyre në Ligën e Kampionëve ishte përfunduar nga Lyon në rrethin e dytë të garës.
Ronaldo e sheh Mourinhon si njeriun që mund të ndryshojë fatin e klubit. I
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit tha për Sky Sports News: “Ai është trajner special. Ai ka treguar se është njëri prej më të mirëve në botë dhe ndoshta njerëzit nuk e pëlqejnë, sepse është në krye, për shkak të karakterit të tij dhe është person i veçantë. E njoh shumë mirë, më pëlqen shumë, e njoh karakterin e tij, është njeri fitues. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk e pëlqejnë. Real Madridi ka nevojë për ndryshime, trajneri i ri do të sillte edhe futbollistë të tjerë të rinj”.
25-vjeçari ka pranuar se ekipi synon të përfundojë sezonin me titull, por është i vetëdijshëm se Barcelona është favorit.
“Jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve, nga Copa del Rey, andaj sigurisht se nuk jemi të lumtur. Jemi ende në garë për titull në ligë dhe ka ende mundësi të fitojmë. Do të jemi të zhgënjyer nëse nuk fitojmë asgjë. Një ekip si Real Madridi duhet të fitojë diçka çdo vit”, shtoi ai.
“Por, Barcelona aktualisht është pak më e fortë se ne, sepse kanë fituar të dyja përballjet kundër neve gjatë këtij sezoni. Ende besoj se mund të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme, në muajt e ardhshëm, në vitin e ardhshëm, do të jemi shumë më të fortë se tani. Andaj, nëse nuk fitojmë asgjë këtë sezon, sigurisht se do të fitojmë vitin e ardhshëm”, përfundoi Ronaldo.