Shakira këndon himnin e Botërorit

Një këngë e pop yllit kolumbian, Shakira dhe bendit jugafrikan Freshlyground është zgjedhur si himni zyrtar i Kampionatit botëror 2010 në futboll.
Kënga Time for Africa, pritet të publikohet në radiostacione nga java e ardhshme, ndërsa do të jetë në dispozicion për shkarkim nga 26 prilli. Shakira dhe Freshlyground do ta performojnë këngën në koncertin Kick-Off në Soweto më 10 qershor.
Ajo do të këndohet në ceremoninë e hapjes dhe në finale më 11 korrik. Artistja kolumbiane bëri paraqitje të suksesshme në finalen e Kampionatit botëror 2006.
Puertorikani Ricky Martin e këndoi himnin e Kampionatit botëror 1998 në Francë, me titullin “The Cup of Life”.
Përzgjedhja e artistëve të huaj për të kënduar himnin e Kampionatit botëror 2010 kishte zgjuar reagim nga artistët lokalë nga Afrika e Jugut që mendonin se u ishte bërë e padrejtë që nuk janë marrë në konsideratë.