Liverpool mban yjet

Kryetari i ri i Liverpoolit, Martin Broughton ka insistuar se nuk sheh asnjë arsye që klubi të bëjë shitje të detyruara këtë verë, pavarësisht rrezikut serioz të përfundimit të sezonit jashtë pozitave që sigurojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Broughton ishte emëruar të premten, pasi pronarët Tom Hicks dhe George Gillet konfirmuan se kanë vënë klubin në shitje dhe shpresojnë se kjo lëvizje do të krijojë stabilitet më të madh.
“Nuk shoh asnjë arsye për shitje të detyruara. Në fakt, do të ketë më tepër para në dispozicion për përforcime, edhe pse nuk dua të flas për shifra. Jam i sigurt se klubi ka financa të sigurta që do të sigurojnë fonte të mjaftueshme për zhvillim të mëtutjeshëm”, tha Broughton.
Përveç futbollistëve kryesorë si Fernando Torres, Steven Gerrard e Javier Mascherano në javët e fundit kanë qarkulluar spekulime edhe rreth të ardhmes së menaxherit Rafael Benitez. Por, Broughton beson se Benitez do të mbetet.
“Rafa është menaxher i mirë, ne duam që ai të mbetet pasi ka kontratë me klubin. Mendoj se të gjithë – tifozët, futbollistët dhe menaxheri – mund të shikojnë para drejt të ardhmes së ndritur”, përfundoi ai.