FIFA ndal Çelsin, asnjë blerje deri në 2011
Me dorë të rëndë e ka goditur FIFA Çelsin. Klubi londinez është dënuar të mos blejë asnjë lojtar të ri për dy sezonet e ardhshme në merkato.
Masa ndëshkimore vjen nga Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve e FIFA-s, e cila ka marrë në shqyrtim ankesën e klubit francez të Lens në lidhje me futbollistin Gael Kakuta. Francezët kërkuan kompensim nga lojtari, për prishje të njëanshme të kontratës
Lens ka kërkuar edhe masa ndaj Çelsit, që akuzohet se ka detyruar lojtarin francez të prishë kontratën që e mbante të lidhur me klubin transalpin. Në fund, Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve e FIFA-s i dha të drejtë Lens.
18-vjeçari Kakuta duhet të paguajë një gjobë prej 780 mijë eurosh dhe nuk mund të luajë për katër muaj. Ndërkohë, londinezët nuk mund të bëjnë merkato deri në janar 2011 si dhe duhet t’i pagualë klubit francez 130 mijë euro për çështjen Kakuta.