E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: “Juve bëj kujdes, të pret një Milan special”

Karlo është i bindur në prag të sfidës së madhes të së shtunës në "San Siro": "Do të më pëlqente të rishihja skuadrën që mund 3-0 Mancester Junatid. Mund t'ia arrijmë nëse e vendosim në kokë".
DICKA SPECIALE - "Kjo e nesërmja (e sotme) arrin një moment të duhur, do të kemi mundësi të fitojmë në shtëpi, edhe pse e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë", - thotë trajneri i Milanit, Anceloti në prag të ndeshjes kundër Juventusit të Klaudio Ranierit. Një ndeshje e madhe që pritet me padurim në Itali dhe në botën e futbollit. "Për të mundur Juven duhet të bëjmë dicka speciale. Kjo Juve është ndryshe, pagoi për atë që ndodhi, por fakti që luajti një vit në Serinë B, i ka dhënë më shumë stimuj e motivacione".
BOTËRORI I KLUBEVE - Karlo Anceloti shikon me besim drejt Botërorit të Klubeve, që do t'i shohë kuqezinjtë të impenjuar në Japoni. Takimi i parë për Milanin është gjysmëfinalja e 13 dhjetorit, ndoshta kundër heronjve të shtëpisë, Urava Red Diamonds. "Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kundër japonezëve. Ambienti është i gjithi në favor të tyre dhe do të përballojmë një skuadër shumë ‘perëndimore', e mbushur plot me brazilianë dhe me një trajner gjerman. Por, i njohim mirë edhe skuadrat e tjera, dhe në vecanti Boka Zhuniors", - thotë trajneri i Milanit.
TOPI I ARTË – "Kaka e meriton për atë që ka bërë. Do të jetë për të një stimul për t'u përmirësuar. Jemi të lumtur për të, ashtu si dhe për vendin e pestë të Pirlos. Unë di tani emrin e fituesit të ardhshëm të ‘Topit të artë', - bën shaka tekniku kuqezi, - por nuk mund ta them...por nuk do ta fitojë Pirlo. Ndoshta Pato? Nuk them së do të jetë ai".
RONALDO - Sulmuesi i Milanit, Ronaldo e thotë vetë: "Nuk luaj kundër Juventusit". "Fenomeni" rrefeu gjatë një interviste për "SKY" se nuk do të zbresë në fushë kundër bardhezinjve. Për ta bllokuar kësaj radhe ishte poblemi me pulpën, që brazialiani pati gjatë nxehjes në ndeshjen Benfika-Milan. Ronaldo ndihet i hidhëruar: "Nuk do të luaj kundër Juventusit, por tani jam ambientuar. Kam qenë shpesh herë jashtë fushave". Ish-sulmuesi i Realit të Madridit është në dyshim edhe për praninë e tij në Jokohoma të Japonisë ku Milani do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›