Marseja: “Doni Canën, bëni gati 25 milionë euro”

Dash Frashëri
"Për mua, sot, askush nuk vlen më shumë se Olimpiku i Marsejës", - citohej në korrik të këtij viti ndërkombëtari shqiptar nga siti francez brevesdefoot.com, por, sot, kapiteni aktual i Olimpikut të Marsejës po ndihet i përkëdhelur nga interesimi i klubeve më të mëdha të kontinentit dhe kjo mund t'i nxisë dëshirën mesfushorit shqiptar për të ndërruar ajër. Lorik Cana është nënkampion me Olimpikun e Marsejës në Francë, finalist i Kupës së Francës, lojtari shqiptar më vlerën më të shtrenjtë në tregun futbollistik (10 milionë euro) dhe gëzon kontratë më të pasur me skuadrën më të dashur për francezët (180 mijë euro pagë mujore). Sezonin e kaluar zgjedhur për herë të parë dhe në formacionin ideal "Top-11" të Ligës së Parë franceze dhe shiriti i kapitenit e ka bërë një futbollist të lakmuar në Europë. Faqja franceze "Football.fr", e cila ka zhvilloi një anketë, me specialistë francezë, në lidhje me lojtarët më të mirë të botës, e përshtatur me pozicionin që luajnë, e përzgjodhi Lorik Canën si mesfushorin e dytë difensiv në botë, pas lojtarit të Milanit, Andrea Pirlo, duke lënë pas Diarra të Real Madridit, Makelelen e Celsit dhe Fabregas të Arsenalit. Te Paris Sën Zhermeni, skuadra ku u rrit si futbollist shqiptari nga Gjakova e Kosovës ende qajnë, që lejuan të largohet djaloshi i ri, sot një nga personazhet më të mediatuar në Francë. Por a do të pranojnë klubet e interesuara të pranojnë një shumë prej 25 milionë eurosh? Dhe për më tepër a do të jetë i gatshmë Olimpiku i Marsejës të shesë kapitenin?
ARSENALI – Dashuria e parë e Canës jashtë Francës, një dashuri që lindi kur shqiptari përgatitej si futbollist në akademinë e Lozanës në Zvicër. Të besuarit e Arsen Vengerit nuhatën te ai, atëherë 16-vjec, lojtarin me të ardhme. Sinjali nga trajneri i njohur francez mbërritën te familja e Canës (refugjate në Zvicër), por pamundësia për të siguruar letrat legale të transferimit në ishullin britanik anuluan edhe testimin e Lorikut pranë skuadrës së "Topcinjve". Sinjalet (kësaj radhe gjysmëzyrtare) u përsëritën edhe gjatë kësaj vere, kur mbaroi sezoni 2006-2007, por Cana zgjodhi rinovimin e kontratës me Marsejën deri në vitin 2010, kjo edhe për shkak të një politike finaciare të drejtuesve të klubit për ta shitur shtrenjtë, ashtu sic bënë edhe me Frenk Riberinë te Bajerni i Mynihut në vlerën e 25 milionë eurove. Trajneri i shquar francez, Arsen Venger, u interesua personalisht për talentin shqiptar dhe nisi përmes të besuarvë të tij bisedimet me menaxherin e mesfushorit Cana, që është i ati i tij, por nga Agimi (babai i Loriku) u kërkua një një pagë mujore prej 200 mijë eurosh (atëherë tek Olimpiku ai paguhej 150 mijë euro në muaj). Venger, konsiderohet si rekrutuesi më i mirë i talenteve të rinj dhe një përforcim me Canën vitin e ardhshëm do të garantonte teknikut një kopje të Patrik Vierasë. Aq më tepër kur Gilberto Da Silva dhe Sesk Fabregas janë në ikje e sipër. Mundësia e transferimit: 35 %.
BAJERNI I MUNIHUT – Një emër i përmendur jo rallë si alternativë e mundshme e Lorik Canës. Te rekordmenët e Gjermanisë francezët kanë qenë të pranishëm gjithmonë, por transferimi gjatë kësaj vere i Frenk Riberisë, një nga miqtë më të mirë të Lorikut kur ylli i Kombëtares franceze luante te Marseja, është një "aksion" i madh listën e merkatos së ardhshme të Bajernit të Munihut. Loriku nuk e ka fshehur asnjëherë se është i interesuar të jetë pjesë e historisë së klubit të Franc Bekenbauerit, një ish-trajner i dikurshëm i Olimpikut të Marsejës. Lidhjet funksionojnë në nivel të lartë midis dy klubeve dhe politika e re e financiare e skuadrës bavaraze e bën të besueshëm transferimin e Canës në Gjermani, vendi ku dashuria për shqiptarët është gjithmonë në rritje. "Gjermanë" të tillë si Rudi Vata, Altin Lala, Ervin Skela, Fatmir Vata, apo dhe më të rinjtë si Edmond Kapllani e Besart Berisha janë një tregues i qartë se alternativa "Bajern i Munihut" mbetet një temë e nxehtë për një futbollist me temperament të zjarrtë si Lorik Cana. Mundësia e transferimit: 20 %.
CELSI- Loriku e di se ndiqet prej kohësh prej klubit në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramovic dhe dha maksimumin e tij në ndeshjen Liverpul-Marsejë për Ligën e Kampioneve, duke bllokuar kapitenin kundërshtar Stivën Xherard. Kundër Liverpulit, Cana udhëhoqi skuadrën e tij në një fitore spektakolare 1-0 (gol i Valbuenës në të 77'me një gjuajtje të lirë), por që erdhi si pasojë e një faulli të fituar nga Loriku.Kampionati anglez përbën edhe preferencën e mesfushorit shqiptar, nisur edhe nga fakti se fiziku i fuqishëm dhe dylyftimet e Canës janë tipike për lojtarët që luajnë në Premier League. Mundësia e transferimit: 15 %
MILANI – Kampioni në fuqi i Europës është skuadra që kërkon një zëvendësues të denjë të shkatërruesit Xhenaro Gatuzo. Motorri dhe grinta e kombëtares "axurre" është dhe një nga armët më të forta të skuadrës së Ancelotit. Loriku ka të gjitha karakteristikat fizike dhe temperament të ngjashëm me italianin. Në forumet e faqeve franceze por dhe ato italiane në internet Gatuzo-Cana konsiderohen si dy binjkë, kuptohet në planin futbollistik. Loriku do të vishte (teorikisht hë për hë) për herë të parë fanellën e një skuadre të adhuruar në Shqipëri, por te Milani U-17, me bluzën kuqezi luan mbrojtësi Andi Corri. Ky argument vlen thjesht për statistikë. Gjatë intervistave të shumta të tij, Cana ka folur me entuziazëm për pistën milaneze. Mundësia e transferimit: 10%
JUVENTUSI – Emri i "Zonjës së vjetër" nuk është dhe aq i rastësishëm në listë. Sezonin e kaluar skuadra italiane (luajti në Serinë B), u drejtua nga trajneri francez Didier Deshamps dhe burime pranë lojtarit shqiptar pohuan fillesën e dida kontakteve (edhe pse anësore) me të ngarkuarit e merkatos bardhezi. Juventusi është një ekip dashamirës dhe ai ambientuar me futbollistët që vijnë nga shkolla franceze e futbollit dhe për ta Lorik Cana do të shtonte koloninë transalpine në ambientin torinez. Mundësia e transferimit: 5%
ROMA – Në orët e fundit të merkatos verore sulmuesi i atëhershëm i Kievos, Erion Bogdani ishte shumë pranë skuadrës së Francesko Totit. Tratativat dështuan pasi Bogu vendosi për pagën më të mirë të ofruar nga Livorno. Gjatë ndeshjeve miqësore të verës Cana nuk ndoq nga agjentët e Romës, por Napolit të porsangjitur në Serinë A. Cana sapo kishte nënshkruara me Marsejën dhe shuma e vendosur nga drejtuesit e klubit francez për mesfiushorin shqiptar ishte e papërballueshme për ish-klubin e Diego Armando Maradonës. Roma e familjes Sensi është në kërkim të lojtarëve të perspektivës dhe Cana do të ishte një lojtar kyc në planet afatgjata të Luciano Spaletit. Mundësia e transferimit: 5%
REALI I MADRIDIT- Klubi spanjoll e ka pasur shpesh herë në vemendjen zëvendëskapitenin e Shqipërisë dhe Loriku e ka shprehur jo pak herë se e dëshiron një kalim te 30-herë kampionët e Primera Divizion, por edhe pse është vëzhguar në disa ndeshje kur Cana luante me Paris Sën Zhermenin dhe më tani Olimpikun e Marsejës prej gjigandëve të "Shtëpisë së bardhë", nuk mbërrriti kurrë një faks zyrtar në zyrat e Marsejës. Nëse do të luante për Realin e Madridit, Cana do të hynte në histori si futbollisti i parë shqiptar që do të luante me rekordmenët e Europës (9 trofe). Mundësia e transferimit: 5 %.
MANCESTER JUNAITID – "Djajtë e kuq" gjithmonë kanë qenë befasues në merkato. Një "ujk i vjetër" si skocezi Sër Aleks Ferguson është gjithmonë në gjueti: kujtoni sulmuesin anglez Runi dhe anësorin portugez Kristiano Ronaldo. Kujtimet e bukura të Fergusonit për francezin Erik Kantona janë gjithmonë të mendjen e tij, dhe një shkatërrues si Lorik Cana (i rritur dhe edukuar në atdheun e "gjelave) do të ishte i dobishëm për Mancester Junaitid. Klubi në pronësi të miliarderëve amerikanë (familja Glejzër) do të investonte shuma të kënaqëshme për të siguruar shërbimet e pjesës më të cmuar të skuadrës së Marsejës. Mundësia e transferimit: 5 %.
Perqindjet e mundshme te klubit te ri
35 %: Arsenali
20 %: Bajerni i Munihut
15%: Celsi
10%: Milani
5%: Reali i Madridit
5%: Mancester Junaitid
5 %: Juventusi
5 %: Roma
Skeda
Lorik Cana
Datëlindja: 27.07.1983
Vendlindja: Gjakovë
Gjatësia:186 cm
Pesha: 86 kg
Roli: Meshushor
Kombësia: Shqiptare
Nënshtesia: Shqiptare, franceze dhe zvicerane
Karriera
- Lausanne Sports
- Paris Saint-Germain (2000-2005)
- Olimpik i Marsejës (nga 2005-2012)
Ndeshjet
- Liga 1 franceze: 130 ndeshje, 5 gola
- Ndeshje më Kombëtaren Shqiptare: 27 ndeshje/1 gol
Arritjet
- Fitues i Kupës së Francës me Paris SG,2004
- Nënkampion i Francës, PSG (2004), OM (2007)
- Finalist i Kupës së Francës me O.Marsejës në vitin 2006 dhe 2007
- Top-11 i kampionatit francez 2006-2007
- Futbollisti shqiptar i viti 2004, 2005, 2007
- Liga e Kampioneve, 2004-2005, 2007-2008
Shpirti i Marsejës
Drejtori Sportiv i Olimpikut të Marsejës, Hoze Anigo ka dhënë disa opinione të tij mbi lojtarët marsejezë, ku përshkruan karakterin, cilësitë dhe defektet e tyre mbi disa nga lojtarët kyc të sistemit të lojës Marsejës. Një prej lojtarëve që Anigo vlerëson më shumë është shqiptari Lorik Cana. "Për mua, një djalosh si Lorik Cana përfaqëson me të vërtetë shpirtin e klubit. Ai është dhe në jëtë një djalosh i këndshëm. Është shumë i mirë dhe ka cilësi dyluftuese të jashtëzakonshme. Ai ka një teknikë mbi mesataren dhe është shumë i mirë në lojën në ajër. Shkurt, unë mendoj se është një nga ata djem që duhen mbajtur dhe trajtuar me kujdes, pasi është një nga ta që po shkëlqejnë te Olimpiku i sotëm dhe është i lakmueshëm nga shumë skuadra".
"Për mua, sot, askush nuk vlen më shumë se Olimpiku i Marsejës", - citohej në korrik të këtij viti ndërkombëtari shqiptar nga siti francez brevesdefoot.com, por, sot, kapiteni aktual i Olimpikut të Marsejës po ndihet i përkëdhelur nga interesimi i klubeve më të mëdha të kontinentit dhe kjo mund t'i nxisë dëshirën mesfushorit shqiptar për të ndërruar ajër. Lorik Cana është nënkampion me Olimpikun e Marsejës në Francë, finalist i Kupës së Francës, lojtari shqiptar më vlerën më të shtrenjtë në tregun futbollistik (10 milionë euro) dhe gëzon kontratë më të pasur me skuadrën më të dashur për francezët (180 mijë euro pagë mujore). Sezonin e kaluar zgjedhur për herë të parë dhe në formacionin ideal "Top-11" të Ligës së Parë franceze dhe shiriti i kapitenit e ka bërë një futbollist të lakmuar në Europë. Faqja franceze "Football.fr", e cila ka zhvilloi një anketë, me specialistë francezë, në lidhje me lojtarët më të mirë të botës, e përshtatur me pozicionin që luajnë, e përzgjodhi Lorik Canën si mesfushorin e dytë difensiv në botë, pas lojtarit të Milanit, Andrea Pirlo, duke lënë pas Diarra të Real Madridit, Makelelen e Celsit dhe Fabregas të Arsenalit. Te Paris Sën Zhermeni, skuadra ku u rrit si futbollist shqiptari nga Gjakova e Kosovës ende qajnë, që lejuan të largohet djaloshi i ri, sot një nga personazhet më të mediatuar në Francë. Por a do të pranojnë klubet e interesuara të pranojnë një shumë prej 25 milionë eurosh? Dhe për më tepër a do të jetë i gatshmë Olimpiku i Marsejës të shesë kapitenin?