E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: "Kërkojmë tri pikët me Milanin”

Bosi bardhezi është i qartë: "Në synojmë gjithmonë fitoren. Edhe me Interin, Romën e Fiorentinë keërkuam suksesin. Do ta bëjmë këtë edhe ndaj Milanit të shtunën në mbrëmje. Klaudi Ranieri nuk i trembet kuqezinjve edhe pse në "San Siro" do të luajë pa një lojtar të rëndësishëm si Mauro Xherman Kamoranezi. Një pezullim që nuk vjen në kohën e duhur, pasi bardhezinjtë do të luajnë kundër Milanit duke hequr dorë prej një prej lojtarëve në formë për momentin.
TRIDHEMBËSH - "Një trajner është gjithmonë me fat kur mund të zgjedhë, por kësaj radhë nuk kam shumë alternativa. Për të zëvendësuar Kamoranezin mund të mbështetem të Markioni ose te Paladino, e nisin si të barabartë garën midis tyre. Por, nuk përjashtohet mundësia të ndryshoj modul, duke kaluar me sulm tridhembësh me Del Pieron, Iakuintën dhe Trezegenë. Në cdo rast do të vendos për formacionin vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes. Ua komunikoj lojtarëve gjithmonë pak para ndeshjes. Do të mungojë edhe Grigera, pr në mbrojtje jemi më të mbuluar. Më vjen keq për Kamoranezin, është një lojtar që ka shumë kualitet".
MILANI – "Është akoma në luftë për titull, por për ta fituar atë duhet ta humbasin Interin dhe Roma. Kuqezinjtë janë pak prapa në klasifikim, por janë dhe të përqendruar Botërorin e Klubeve. Në kampionat mund të bëjnë shumë në ndeshjet e kthimit me një seri fitoresh. E di që Milani ende nuk ka fituar në shtëpi, por unë nuk jam supersticioz: shpresoj se mund të zgjasim serinë negative në ‘San Siro' edhe kundër nesh".
KLASIKE – "Të përballesh me Milanin është gjithmonë emocionuese, është shumë bukur të kthehesh në një stadium si ‘San Siro'. Në raport me kundërshtarët tanë besoj se Juventusi nuk ka asgjë më shumë, vecse disa pikë më shumë për momentin. Do të kërkojmë gjithmonë fitoren. Edhe në takimet paraardhëse në ballafaqimet direkte me Interin, Romën e Fiorentinën kërkuam tri pikët, nuk do të jemi aspak tolerantë edhe kundër kuqezinjve".
BUFONI – "Besoj gjithmonë te ai, shpresoj të jetë deciziv dhe që Juventusi të fitojë falë edhe një pritje të madhe të tij. Nedved? Është një kampion i madh dhe është shumë mirë, shpresoj se po rikthehet në nivelin e tij standard".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›