E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, teknologji në ndihmë të arbitrave

Sep Blater

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka premtuar se do të rishikojë planet për futjen në përdorim të teknologjisë vizuale në futboll. Deklarata ka ardhur pas një tjetër jave me polemika, ku në qendër të shënjestrës janë gjyqtarët. Anonçimi i drejtuesit më të lartë të futbollit botëror ka ardhur vetëm pak orë pasi Fiorentina u mposht 2-1 nga Bajerni, një rezultat i cili u vendos nga episodet dhe gabimet e “xhaketave të zeza”. Ndërkohë që ka premtuar se do t’u vijë në ndihmë arbitrave, Blater tha haptazi se për këto ngjarje do të merren masa. “Te enjten në mëngjes u zgjova i qetë, pasi të mërkurën në mbrëmje nuk pashë televizor. Por, kur lexova gazetat, kuptova se gjyqtarët ishin shndërruar edhe një herë në protagonistët negativë”, tha ai për “Tuttosport”. “Për këtë arsye, mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e Bordit Ndërkombëtar, më 6 mars në Zyrih, do të diskutojmë rreth shfrytëzimit të teknologjisë, për të ndihmuar gjyqtarët në vendimet e tyre dhe për të shmangur polemika”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›