E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou sulmon Juven, Romën e Napolin

Shpërthen trajneri i Interit dhe ka batuta thumbuese për të gjithë

Një tjetër goditje për Juventusin në lidhje me penalltitë e marra, por edhe batuta thumbuese për Romën, për Mazarrin e për De Laurentiis: Ky është Zhoze Murinjo, që nuk i kursen “armiqtë”.

Sot, kundër Sampdorias, duke parë vlerën e kundërshtarit, a është më e lehtë të mendosh vetëm për kampionatin dhe jo për Champions?

Unë nuk e ndryshoj mentalitetin tim dhe për mua është e rëndësishme gjithnjë ndeshja e radhës. Sot do të përballemi me një skuadër në formë të mirë. Kemi nevojë për pikë, nuk do bëj “turn over”.

Për çfarë i trembesh Sampdorias?

Sistemi i lojës me apo pa Kasanon nuk është i rëndësishëm. Ka shumë skuadra, që kur ndeshen me Interin, ndërrojnë modul dhe mënyrë loje. Sampdoria ishte një shembull, pasi ndaj nesh luajti në formë rombi, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë gjatë pjesës tjetër të sezonit. Por ka edhe shembuj të tjerë skuadrash, që kur përballen me ne, duket sikur luajnë në finalen e Kupës së Botës. Për ata do të jetë e vështirë sot, sepse ne duam fitoren”.

Si e pritën intervistën te revista “Nuts”, që më pas e përgënjeshtruat?

Ka dy gjëra të vështira për t’u pranuar: që flas vetëm në konferencë shtypi dhe që praktikisht është e pamundur të shkoj në TV. Në Angli ka një dëshirë të madhe për të parë të flasë Murinjo për çelsin, dhe në Angli është e vështirë të pranohet që të mos e bësh. Ka gazeta të ndershme dhe të pandershme.

çfarë mendoni për Romën e Milanin që ju ndjekin në klasifikim?

Roma është mirë në kampionat, ka marrë shumë rezultate pozitive, është një kundërshtar, që e respektoj vërtet dhe e bëja edhe kur ishte në vështirësi. Kam qenë mes të paktëve që nuk kam humbur kurrë respektin për një grup fantastik me shumë lojtarë që më pëlqejnë. Ka një klub të zgjuar, që në momentin e merkatos di të qajë, por di edhe të thotë jo. Ankohet, sepse kur ka nevojë për një lojtar, thotë që është në vështirësi (i referohet blerjes së Burdizos), por kur dikush kërkon një lojtar të tyre, di të thotë jo (jo Baptistës tek Interi). Milani është një kundërshtar edhe në Champions League. Do të ishte e mrekullueshme, nëse Interi e Milani do ndesheshin në çerekfinale, sepse do të thoshte që të dyja do të kualifikoheshin në 8-she. Milani ka humbur kundër një skuadre të madhe, jo një ekipi kamerierësh.

Ende nuk e keni siguruar titullin, pse mungoi goditja K.O.?

K.O. e kampionatit në janar apo në shkurt ndoshta ndodh në Luksemburg... Në Spanjë dhe në Francë është dy pikë distanca mes të parit dhe të dytit, një pikë në Angli, në Portugali dhe Gjermani janë baras. Skuadra është paksa e lodhur, por në harkun e një sezoni, dy barazime me Parmën dhe Napolin nuk janë një dramë. Ndonjë trajner, që nuk ka fituar as Kupën e Lombardisë apo Kupën Toskana e feston se ka marrë ndaj meje rezultatin e jetës (i referohet Mazarrit, me të cilin ka polemizuar pas Napoli-Interi).

De Laurentis ka thënë, që nuk do të merrte kurrë një trajner si Murinjo. A do ta drejtonit ndonjëherë skuadrën e tij?

Nuk ka para për mua.

çfarë mendon për Balotelin, që shkoi të shikonte Milan-Mançester Junajtid në San Siro?

është diçka normale. Ndaj çelsit të mërkurën dhe Gatuzo e Nesta mund të vijnë të shikojnë ndeshjen tonë, ku qëndron drama këtu?

Pas së dielës, Betega iu ka bërë thirrje të mos merreni me punët e Juventusit? Pse të gjithë tani flasim për Bajern-Fiorentina?

Jo unë, gjithë Italia … Profesionistët e Fiorentinës meritojnë të flasësh për këtë. Pse të mos themi të gjithë, të flasë vetëm Prandeli? Pse duhet të bëhemi si struci dhe ta fusim kokën në rërë? Nëse Betega thotë se duhet të flasin vetëm ata të Fiorentinës, OK, ndryshe… Realiteti është se në Itali ka vetëm një zonë prej 25 metrash....

Nëse shikon në të kaluarën, çfarë mendon për 8 vitet pa humbje në shtëpi?

S’kam bërë asgjë për të ruajtur rekordin. Unë rrezikoj gjithçka në një ndeshje. Më ka pëlqyer që fitoret në shtëpi kanë kontribuar të fitoja dy tituj me Porton, dy me çelsin e një me Interin. Kur një skuadër i fitonte të gjitha ndeshjet në shtëpi, është hipotekuar gjysma e titullit. Nëse do të duhej të zgjidhja mes tre barazimeve në shtëpi për të mbajtur rekordin, apo një të fitoja dy dhe të humbja një dhe të prishej rekordi, do të zgjidhja opsionin e dytë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›