Fatos Kongoli: Më ngazëllon ky botim
"Lëkura e qenit", një prej romaneve më të përkthyer të shkrimtarit Fatos Kongoli, shumë shpejt pritet të dalë në treg edhe në gjuhën esperanto. Pasi u përkthye dy vite më parë edhe në polonisht, Tomasz Chmielik, botues nga Polonia, kërkon që romani të përkthehet edhe në esperanto. Për këtë arsye ai kërkon ndihmën e Bardhyl Selimit, esperantist, mik e student i të njëjtit kurs në degën e matematikës me shkrimtarin Fatos Kongoli. "Pranova me gjithë qejf dhe puna filloi. Tomasz më dërgoi përkthimin në dy pjesë dhe unë bëra vërejtjet e duhura duke e krahasuar me origjinalin në shqip. Tani përkthimi ka mbaruar dhe së shpejti romani del edhe në gjuhën esperanto", thotë përkthyesi Selimi, i cili me rastin e botimit të romanit "Lëkura e qenit" në esperanto, i ka marrë edhe një intervistë shkrimtarit Fatos Kongoli.
Cili është vizioni juaj për esperanton?
Kam pas dëgjuar për të në fund të viteve 1950, kur isha
gjimnazist. Shtypi atë kohë shkruante shpesh për këtë projekt ambicioz që synonte lehtësimin e komunikimit ndërkombëtar dhe që kërkonte ta bënte esperanton një gjuhë të përbotshme. Sigurisht, vetë ideja ishte shumë interesante dhe joshëse, aq më tepër që unë i pëlqeja gjuhët e huaja. Por nuk njihja ndonjë qendër mësimi të gjuhës këtu, as njerëz që e ushtronin këtë gjuhë, kështu që njohuritë e mia u kufizuan me atë që lexoja në gazeta. Më vonë u duk sikur ky interesim në shtyp u venit, mbase entuziazmi i
fillimit ishte zbehur, sepse edhe dëshirat nganjëherë nuk përputhen me mundësitë praktike. Ndërsa në ditët tona kam pasur mundësi të informohem më gjerësisht dhe kam marrë vesh që esperanto funksionon, madje brenda në organizma botërorë të fuqishëm. Aq më tepër më bën përshtypje të fortë dhe më ngazëllon fakti që edhe romanet e mia po nisin të përkthehen e të botohen edhe në këtë gjuhë, e cila shënohet deri tani e 11-ta e huaj.
Po me botuesit polakë si u njohët?
Në Tiranë kam takuar një çift të shquar, zotin Andzej Stashjuk, shkrimtar i njohur, me të shoqen, Monikën. Këta ndërmjetësuan që
zonja Dorote Horodinska, një polake që e kishte mësuar shqipen vetë në vendin e saj, ta përkthente romanin direkt nga shqipja. Shtëpia botuese "Çarnij" e nxori në dritë në vitin 2007. Shtoj se shtypi polak i bëri romanit një jehonë të madhe.
Romanet tuaja kanë pasur sukses në Lindje. Si mendoni, cili është
shkaku, tematika apo niveli artistik?
Romanet e mia fillimisht janë përkthyer në Perëndim, sidomos në
Francë. Publiku perëndimor ka qenë shumë i interesuar për ne, më shumë se ai i Lindjes, që i ka përjetuar vetë ngjarjet e diktaturës komuniste, ndonëse në Shqipëri kjo e fundit ka qenë veçanërisht e egër. Gazeta dhe revista me prestigj në Paris kanë shkruar gjerë e gjatë për romanet e mia. Po ashtu edhe ato të vendeve të tjera si Britania, Gjermania, Spanja, Italia, Greqia.
Sigurisht kjo ka ndikuar që emri im të bëhet i njohur edhe në Lindje, dhe romanet të botohen edhe në serbisht, sllovakisht, bullgarisht apo polonisht.
Ju keni studiuar një vit në Kinë, ku keni mësuar edhe kinezisht.
Do ishte interesant edhe një botim në këtë gjuhë të mbi një miliard e katërqind milionë njerëzve!
Kjo nuk varet nga unë, por nga botuesit. Unë, ç‘është e drejta, e
kam harruar kinezishten... por do më pëlqente që të përkthehesha edhe në atë gjuhë të madhe.
A keni në dorë ndonjë roman të ri?
Jam në periudhën e meditimit. Gjithnjë mund të më lindë një
motivim i ri. Por hë për hë nuk kam një ide të qartë për një roman të caktuar.
A keni ndërmend të shkruani posaçërisht për të rinjtë?
Unë nuk shkruaj me tematika. Por të rinjtë me siguri do jenë pjesë e romaneve të mia.
Ju banoni herë-herë edhe në SHBA, te fëmijët tuaj. A vazhdoni të
shkruani edhe atje? Vërej se romanin e fundit e keni shkruar diku në Belgjikë...
Sigurisht që atje vazhdoj të shkruaj. Në Belgjikë qëndrova shumë
kohë në një vilë te një miku im, atje e përfundova romanin "Bolero në vilën e pleqve". Unë e kaloj kohën me punë krijuese.