E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga përplas të mëdhenjtë

Golat e Tonit dhe Klozes, klasi i Riberisë dhe rinia e Kros, potenca e Altintip dhe Shvajnshtajgerit: janë më të vertetë shumë "ingridientët" e repartit ofensiv të Bajernit të Munihut të Otmar Hitcfeldit, që arrin në "Baj Arena" të Leverkuzenit me një bilanc mbresëlënës, 21 gola të realizuar dhe vetëm 3 të pësuar në shtatë javët e para të Bundeligës.
Java e tetë e Bundesligës gjermane propozon dy cifte që rrisin shumë tensionin. Bajer Levekuzeni, skuadra e dytë në renditje, pret në shtëpi Bajernin e Munihut, që kryeson bindshëm klasifikimin, ndërkohë që "Qymyrxhinjtë" e Shalkes (3) fituan te shtunen 1-0 me Hertën e Berlinit që ndodhet në vendin e pestë.
Miroslav Kloze është edhe lojtari që po bën bujë në Gjermani. Tre gola në javën e 6-të dhe Kloze me 8 golat e shënuar në gjashtë javët e para, është golashënuesi më i mirë i Bundesligës, kur sulmuesi i Bajernit ndiqet nga Luka Toni (5 gola), duke formuar edhe dyshen më të mirë të kampioanatit. Ish-lojtari i Verder Bremenit, 29 vjec, është duke përjetur një moment të artë në radhët e Bajernit, pikërisht te ky lojtar po mbështetet edhe trajneri Otmar Hitcfeld në sfidën me Bajer Leverkuzenin. Bavarezët nuk kanë pësuar asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni duke kryesuar me meritë Bundesligën. Sulmi i Bajernit ka një mesatare 3 gola për ndeshje, dhe mbrojtësit e Bajer Leverkuzenit, të dytët më të mirë në kampionat, janë të paralajmëruar. Hamburgu (i katërti) do të presë Volfsburgun (13), Borusia e Dortmundit do të shkojë në Karlsruhen e Kapllanit, Hansa Rostok do të presë Shtutgardin. Verder Bremen do të ketë kundërshtar Arminia Bilefeldin, ndërkohë që të dielën, Hanoveri i Altin Lalës pret Duiburgun dhe në Frankfurt mysafir do të jetë Energi Kotbusin e Ervin Skelës. Energi Kotbus, i vendit të fundit, që nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, ka një diferencë prej 15 pikësh me Bajernin e Munihut, që kryeson kampionatin.
Pransikar - Ervin Skela do të ketë një trajner me emër të madh te skuadra e tij Energi Kotbusi. Ish-tekniku i Kombëtares së Sllovenisë, Bojan Prasnikar u emërua në postin e trajnerit të Energi Kotbusit, skuadrës që merr pjesë në Bundesligën gjermane. Prasnikar, 54 vjec, zëvendësoi Petrik Sander, i cili u shkarkuar të shtunën e kaluar pas një humbje në shtëpi kundër Volfsburgut. Kotbusi ka ndezur llambën e kuqe, pasi renditet në vendin e fundit, dhe të mërkurën u mund 5-0 nga Bajerni i Munihut. Kontrata e Prasnikarit skadon në vitin 2009. Po gjatë kësaj jave edhe trajneri i Lorik Canës, Albert Emon u shkarkua nga drejtimi i ekipit të Marsejës në kampionatin francez dhe u zvëndësua nga belgu Erik Gerets.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›