E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN, BE vlerësojnë shkurtimet në Greqi, gati huatë e tjera

Greqia do të lejohet të marrë hua më shumë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas përparimit “mbresëlënës” në zbatimin e reformave dhe shkurtimeve të buxhetit.

Kështu janë shprehur drejtuesit e misioneve të FMN-së dhe BE-së në Greqi pas shqyrtimit të të dhënave të fundit buxhetore të vendit në krizë. “Vlerësimi ynë i përgjithshëm është se programi ka pasur një start të fortë”, - thuhej në deklaratën e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Europiane, pas një vizite në Athinë. Në deklaratë shtohej se ka pasur një “zbatim të fuqishëm” të uljes së shkurtimit të shpenzimeve të kërkuar nga organet ndërkombëtare dhe se reformat janë përpara afatit të parashikuar. Megjithatë, duhet të ketë më shumë kontroll të shpenzimeve rajonale dhe përmirësim në mbledhjen e taksave. Sipas vëzhguesve financiarë të dërguar nga huadhënësit ndërkombëtarë në Athinë, vendi ka ende nevojë “të kapërcejë rezistencën nga interesat vetjake të hapjes së profesioneve, liberalizimit, zbatimin e direktivës së shërbimeve dhe eliminimin e pengesave për zhvillimin e turizmit e tregtisë me pakicë”. Greqia e filloi programin e reformës ekonomike në maj, pas marrjes së 110 miliardë eurove si plan shpëtimi nga BE-ja dhe FMN-ja. Vendi ishte nxjerrë jashtë tregjeve financiare nga pasiguria në lidhje me aftësinë e tij për të paguar borxhet dhe kjo e çoi normën e interesit te huamarrjet e Greqisë në nivele të papërballueshme. Vitet e mbishpenzimeve dhe mbledhja e taksave të dobëta e kishte shtyrë deficitin e buxhetit të vendit për 13,6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, më i lartë në BE. Vendi tani do të marrë hua 9 miliardë euro nga fondi i planifikuar, në një normë të konsiderueshme nën aktualen 10 për qind të obligacioneve 10-vjeçare të të ardhurave nga bonot e qeverisë greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›