SHBA, arrestohet vajza e ish-Kryebashkiakut
Policia e Nju Jorkut ka arrestuar të bijën e ish- bashkiakut të Mollës së Madhe (Nju Jork City, qendra Manhatan), Rudy Giuliani-t, pasi e ka kapur në befasi duke vjedhur në një dyqan. Giuliani, i njohur si bashkiaku i hekurt për luftën e tij kundër krimit, me sa duket ka harruar të disiplinojë të bijën. Caroline Giuliani, 20- vjeçe, u kap nga telekamerat e vëzhgimit në një parfumeri në Manhatan, “Sephora”, ndërsa përpiqej të fshihte në çantë 5 produkte bukurie, me vlerë 100 dollarë. Carolina, studente në Harvard, u ndalua nga punonjësit e sigurisë së dyqanit, të cilët ia dorëzuan atë agjentëve të policisë. Ajo u akuzua për vjedhje të objekteve më vlerë modeste dhe duhet të paraqitet në gjykatë për të mësuar masat që do të merren kundër saj më 31 gusht.