E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi, skena xhelozie për Brunin në filmin e Allen



Presidenti francez ka hyrë si “i çmendur” në skenën e xhirimit të filmit të Udi Allen, ku bashkëshortja e tij, Karla Bruni, ishte duke xhiruar një skenë me aktorin amerikan, Ouen Uilson. Sarkozi, i rrethuar nga truprojat mbërriti në sheshin e xhirimit të Allen, në Panteon. Një vizitë e padëshiruar, sidomos nga regjisori, i cili u nervozua shumë nga prania në atë gjendje e Presidentit. Sapo ka zbritur nga makina në vendin ku Karla po xhironte një skenë mbrëmjeje me Uilson, Presidenti francez u hodh kundër fotografëve, të cilët drejtuan objektivët nga ai. “Gjeni një mënyrë t’i përzini që këtu”, - u tha ai shoqëruesve. Bruni kishte një rol të vogël në filmin “Midnight in Paris”, por nga xhelozia për skenën e ngrohtë me buzëqeshje pranë aktorit tërheqës amerikan, Sarkozi nuk e përmbajti dot “tërbimin” dhe bëri një figurë të keqe përpara gjithë stafit. Ngjarja ka ndodhur në 2 të natës dhe është treguar nga e përjavshmja franceze “Vsd”. I djersitur, me këmishën të zbërthyer, Presidenti ia nxorri inatin paparacëve, të cilët nuk kishin humbur rastin të “vidhnin” ndonjë moment. Zemërimi i tij nuk ishte ndalur tek të bërtiturat. Sipas “Vsd”, Sarkozi ka tentuar ta çojë gruan në shtëpi. Vetëm pas disa fjalëve të Karlës dhe një përqafimi, zonja e parë, me cigare në dorë, ka arritur ta bindë të qëndrojë deri në fund të xhirimeve. Pasi ishte qetësuar, Sarkozi ka pranuar të qëndrojë deri në fund. Skena mes Brunit dhe Uilson u përsërit 30 herë dhe çifti presidencial u kthyen në shtëpi në 4 të mëngjesit. Presidenca franceze ka përgenjeshtruar se ka pasur ndonjë sherr mes çiftit. “Nuk ka ndodhur asgjë, vetëm shkëmbim fjalësh”, - ka minimizuar zyra e shtypit. Bruni i mbaroi xhirimet për rolin e saj të vogël dhe u nis për pushime me bashkëshortin në rezidencën verore “Cap Negre”, në jug të Francës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›