Shkoder, arrestohet polici i anti-droges

Nje punonjes i drejtorise se policise se Shkodres eshte arrestuar dje permes nje operacioni te koduar “Bliri” dhe i realizuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne bashkepunim me strukturat e luftes ndaj krimit te organizuar dhe prokurorine e ketij qyteti.
Bashke me te ne pranga kane rene edhe dy persona te akuzuar per kultivim te bimeve narkotike. Te ndaluarit jane Shpetim Guri 34 vjec, me detyre specialist ne seksionin e luftes kunder droges. Ai akuzohet per shperdorim detyre.
I arrestuari i dyte eshte Fatjon Kurtaj, 26 vjec, lindur dhe banues ne Shkoder, i akuzuar per vepren penale te kultivimit te lendeve narkotike. Me te njejten akuze eshte arrestuar edhe Ndricim Fikaj, 34 vjec nga Shkodra.
Gjate hetimit te kesaj ceshtjeje ka rezultuar se punonjesi i policise, shtetasi Shpetim Guri ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres, duke iu garantuar mbrojtjen per kultivimin e rreth 7 mije rrenjeve te bimeve narkotike dy te ndaluarve te tjere.