E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset në krizë mbijetese, BSH merr masat e para

Bizneset po përballen me krizën e mbijetesës. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se sipërmrria po merr kredi për të paguar punonjësit, faturat dhe për ta çuar përpara aktivitetin privat. 

TIRANE- Një kohë kur qeveria propagandon zhvillimin e biznesit, sipërmarja po përballet me krizën e mbijetesës. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bizneset marrin kredi kryesisht për të plotësuar nevojat e aktivitetit të përditshëm, si pagat e punonjësve, pagesën e faturave etj. Ekspertët e bankës kanë evidentuar se bizneset i drejtohen sistemit bankar për të marrë kredi, si e vetmja mënyrë për të pasur likuiditet për ta çuar përpara aktivitetin privat.
Banka e Shqipërisë thekson në raport se pjesën më të madhe të kredisë, ose 48 për qind të saj bizneset e përdorin për të mbuluar nevojat e tyre për likuiditet dhe vetëm 22 për qind e kredisë shkon për investime në pasuritë e paluajtshme. Gjendja e vështirë e biznesit ka detyruar bankat që të bëjnë seleksionime në fushat që kreditojnë. Kështu, nga të dhënat e fundit rezulton se 77 për qind e totalit të kredisë që jepet për bizneset shkon për sektorët e tregtisë, ndërtimit dhe industrisë, si fushat që ofrojnë më shumë garanci. Ndërkohë që sektorët e tjerë të ekonomisë kreditohen më pak, veçanërisht bujqësia, që shihet nga bankat me shumë risk. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›