E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE kritikon pr/ligjin për mediat: Drafti problematik

OBSE shprehet kritike për projektligjin per mediat. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ne Vjene, Miklos Harasti u dërgoi një letër në adresë të autoriteteve shqiptare ku përshendeti shtyrjen e draftit 

TIRANE-Drafti per mediat i paraqitur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk përmbush rekomandimet e OSBE dhe nuk zgjidh problemet qe ka lene ende te hapura ligji aktual. Keshtu shkruan në një letër drejtuar autoriteteve shqiptare, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ne Vjene, Miklos Harasti. Zyrtari i larte i OSBE bën thirrje bën thirrje për konsultime të gjera rreth ketij projektiligji.
Ligji për median nuk ka kaluar në heshtje nga ndërkombëtaret. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në Vjenë, Miklos Harasti pasi është njohur më këtë draft, ka dërguar një letër në adresë të autoriteteve shqiptare. Harasti thote se e mirëpret vendimi i autoriteteve shqiptare për të shtyrë miratimin e Ligjit të Ri për Radion dhe Televizionin, si dhe i kërkoi Qeverisë të bëjë të mundësojë konsultime të gjera e transparente me të gjithë aktorët kryesorë. “Përvoja ndërkombëtare tregon që regjimet e reja për lirinë e medias e përmbushin më mirë qëllimin e tyre, nëse më parë diskutohen dhe, nëse është e mundur, pranohen plotësisht nga të gjithë partnerët politikë relevantë dhe nga shoqëria civile,” shkruan ai ne kete leter drejtuar autoriteteve vendimmarrëse shqiptare.
“Mirëpres faktin që Kryetarja e Kuvendit dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shtynë miratimin e ligjit dhe bënë thirrje për konsultime të mëtejshme”, shprehet në letër Harasti.
Projektligji i ri u hartua nga Komisioni kuvendor për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në muajin korrik. Ai synon të bashkojë në një ligjet ekzistuese për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat dhe atë për Transmetimet Numerike.
OSBE evidenton se pavarësisht problemeve të ngritura pak më sipër, drafti nuk zgjidh siguron pavarësinë e KKRT. Këtij problemi i shtohet edhe fakti tjetër i nënvizuar nga ana e OSBE, që drafti nuk zgjidh sot problemet qe ka lene ende te hapura ligji aktual.
“Drafti nuk siguron pavarësinë e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Gjithashtu, ai nuk zgjidh problemet që ekzistojnë në ligjin aktual, të cilat janë vënë në pah në rekomandimet e mëparshme të Zyrës si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare. Këto probleme kanë mbetur të pandryshuara në projektligjin e ri. Si pasojë, ky projektligj nuk përmbush rekomandimet përkatëse të OSBE-së”.
Po ashtu, Harasti kërkoi nga aktorët përgjegjës të rinisin punën për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për televizionin dixhital, në këshillim dhe bashkëpunim, duke përfshirë në këtë proces edhe mediat dhe shoqatat e mediave.“Tani Shqipëria ka mundësinë të përmirësojë defektet në rregullimin e mediave dhe të mos i mbartë ato në tablonë e re të medias dixhitale”, shtoi Haraszti. Ai, gjithashtu, ofroi ekspertizën e zyrës së tij për të ndihmuar autoritetet shqiptare në hartimin e ligjit të ri.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›