Masa shtrenguese per financimin e partive

Ne kod per here te pare vendoset se ne cilat raste donatoret nuk mund te dhurojne financime per partite ne zgjedhje, kur kane marre tendera me fondet publike, koncesione, apo kur kane lidhje financiare me shtetin.
Ne kete nkuader prane KQZ-se do te instalohen eksperte private per auditimin e financimeve. Gjithashtu eshte vendosur qe shuma e donatoreve te nje fushate zgjedhore per nje parti te mos kaperceje dhjetefishin e buxhetit qe kjo parti merr nga fondet publike.
"Nje donator ka mundesi te jape jo me shume se 1 milione leke te reja. Donacionet mbi 50 mije leke do te kryhen vetem nepermjet llogarive bankare », u shpreh Damian Gjinkuri, ekspert ligjor i PS-se.
Nje nga elementet e diskutueshme eshte dhe pjesemarrja e te huajve ne fushatat zgjedhore nje debat qe ka lindur qe ne mars te vitit 92 kur ambasadori amerikan ne ate kohe Rajerson mori pjese ne fushaten e demokrateve.
Me pas te huajt u ndaluan me ligj te merrnin pjese ne fushatat zyrtare te partive politike, ndersa pritet qe ne kodin e ri te ndohdhe e kunderta ata te lejohen.
Megjithese financimi i partive politike gjate fushates eshte nje vrime e zeze dhe e pakontrollueshe teresisht, masat shtrenguese qe propozohen ne kodin e ri zgjehdor synojne minimizimin e financimeve te erreta dhe jozyrtare te partive politike gjate fushatave zgjedhore.
Financimi i partive politike ka qene dhe nje nga kritikat e vazhdueshme te nderkombetareve, per shkak te mungeses se transparences.