FMN, Bell: Rritja ekonomike për vitin 2009, në shifrat e 3%
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, deklaroi dje se rritja ekonomike për vitin 2009 në Shqipëri ka qenë 3%, kurse inflacioni ka qenë në rritje, përtej normës 3%. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ai i sugjeroi Qeverisë të ulë borxhin publik që më pas të synojë rritjen ekonomike. Sipas tij, gjatë periudhës 10-ditore të qëndrimit në Shqipërisë, ka diskutuar me autoritetet shqiptare për ekonominë në vend, nga ku sipas tyre është vlerësuar impersionuese përballimi i krizës ekonomike. “FMN konstatoi se rritja ekonomike ishte në shifrat e 3%, ndërkohë që inflacioni në rritje përtej normës 3%. FMN parashikon që për vitin 2010 rritja ekonomike të jetë në shifrat 2-2.5%, ndërsa rritja potenciale e ekonomisë do të marrë vrull vetëm në vitin 2015”, deklaroi Bell. Sipas tij, ekonomia shqiptare duhet të kalojë nga huamarrja për konsum në zgjerim të burimeve prodhuese, rritje të eksporteve dhe zëvendësim të importeve me eksporte. Kjo, sipas tij, ndihmon në klimën e biznesit dhe mbrojtje për investitorët.