E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Deficiti do të vijojë edhe këtë vit

Megjithëse e konsideron deficitin e llogarisë korrente si “të përkohshëm”, FMN paralajmëron se këtë vit do të rritet

Vitin e kaluar, deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë u rrit papritur në 9.2% të PBB-së, në mënyrë të papritur, duke shkaktuar pasoja te kursi i këmbimit të lekut me euron. Deficiti është programuar të rritet më tej këtë vit në 9.2% të PBB-së, shifër kjo e konsideruar e lartë dhe e rrezikshme për stabilitetin makroekonomik të vendit. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar beson se deficiti i lartë aktual është përgjithësisht pasojë e ngjarjeve kalimtare dhe se në vitin 2009, do të ulet në 6.9% të OBB-së. “Rritja e fortë e deficitit u shkaktua nga thatësira, kriza energjetike dhe përshpejtimi i shpenzimeve për infrastrukturën (rruga Durrës-Kukës)”, thuhet në raportin vjetor të FMN-së për Shqipërinë. Në vitin 2008, segmenti Rrëshen-Kalimash do të vijojë të rëndojë deficitin e llogarisë korrente. Sipas analizës së FMN-së, ngjarjet me efekt të përkohshëm, prodhuan mbi 70% të deficitit të regjistruar. FMN nuk merr parasysh faktin se importet e energjisë elektrike pritet të mbeten shumë të larta edhe për vitet në vijim. Gjatë vitit të kaluar, importet e këtij produkti rritën deficitin e vendit me 2.5% të PBB-së, ose 200 milionë euro. Këtë vit, fatura pritet të jetë po kaq e lartë, edhe pse importet janë ulur në sasi, për shkak se çmimi i energjisë së importuar është rritur më tej. Nga ana tjetër, segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash do të vijojë të prodhojë importe edhe në vitin 2009, ndërkohë që pas vitit 2012 do të shkaktojë gjithashtu deficit për shkak se do të fillojë pagesa e kësteve të borxheve të marra për ndërtimin e saj.

Leku i mbiçmuar, ose nënçmuar

Pasojat e deficitit tregtar u ndjenë gjatë vitit të kaluar te leku. Monedha shqiptare u dobësua kundrejt euros, për herë të parë pas shumë vitesh, tendencë që ka vijuar edhe këtë vit. Sipas analizës së FMN-së, leku vlerësohet se është i mbiçmuar ose nënçmuar nga -5 deri në +25% në krahasim me kursin aktual. Diferencat janë si pasojë e metodologjive të ndryshme që zbatohen në këtë fushë. Kjo do të thotë se rreziku për luhatshmëri të monedhës shqiptare është shumë i lartë. Edhe Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar këtë vit se deficiti i lartë i llogarisë korrente mund të sjellë luhatshmëri të fortë te kursi i këmbimit. Sipas analizave të skenarëve të shokut, një zhvlerësim i monedhës shqiptare me 20%, mund të sjellë pasoja të rënda në gjendjen financiare të bankave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›