E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Ekonomia globale pas krizës po rimëkëmbet më shpejt sesa mendohej

Uashington, 27 janar, NOA Pas dy vitesh
krize, të cilat u shoqëruan me një rënie drastike të treguesve ekonomikë në
mbarë botën, ekonomia globale duket se po rimëkëmbet më mirë nga sa kishin
parashikuar ekspertët.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni në një
raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit këtë vit për
gjithë botën në kompleks parashikohet një rritje globale në nivelin prej 3.9 %.

Kjo sipas ekspertëve, është e barabartë me 0.8%
më shumë nga rënia që u shënua gjatë vitit të kaluar.
Sidoqoftë, nevojiten stimuj për të përkrahur rritjen ekonomike në mbarë botën,
thuhet më tej në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, rritjen me ritme të përshpejtuara
ekonomike pas krizës që mbërtheu botën dy vitet e fundit e ka parashikuar edhe
Banka Botërore në një raport të saj të fundit.

Edhe vetë kreu i Bankës Qendrore Evropiane,
Jean Claude Trichet, është shprehur optimist në deklarimet e tij të fundit për
mediat evropiane mbi daljen nga recesioni me ritme më të shpejta nga sa
mendohej të vendeve të botës.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›