E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sean Thomas Dougherty, lexime amerikane në Tiranë

Vizita e parë do të jetë në Akademinë e Arteve. Poeti amerikan, Sean Thomas Dougherty, i ftuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane, do të kalojë disa ditë në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe do të ofrojë për publikun e lidhur me poezinë, për studentët e anglishtes pranë Universitetit të Tiranës dhe për mediat, një program leximesh autoriale, diskutime mbi poezinë, atë amerikane në veçanti, si dhe takime me gupe që krijimtarinë e tyre e shohin të lidhur mes fjalës dhe muzikës. Pas Akademisë së Arteve, performimi i tij do të vazhdojë në qytetin e Durrësit. "Ritmi ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit për mua si poet. Mendoj se një përkufizim i thjeshtë për poezinë do të ishte një gjuhë e transformuar në ritëm. Kur fillova të shkruaja, poezia më tërhiqte nëse ishte ritmike. Për sa i përket ritmit, poetë si Ann Waldman, Patricia Smith, Quincy Troupe dhe Joy Harjo kanë qenë të rëndësishëm për mua më shumë se çdo gjë tjetër. Kur shkruaj, shpesh dëgjoj një frymëmarrje dhe një rrahje në kokën time del mbi fletë", shprehet poeti. Ky program realizohet në bashkëpunim me disa partnerë si Festivali Ndërkombëtar i poezisë "Poeteka", Universiteti i Tiranës (Departamenti i gjuhës angleze), Akademia e Arteve të Bukura (Dega Dramë), Galeria "Jozef" në Durrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›