E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kriza e borxheve të BE-së, rrezikon ekonominë globale

Kriza e borxheve publike në vendet e Bashkimit Europian po kërcënon si rimëkëmbjen e ekonomisë europiane, ashtu dhe asaj globale. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij për vitin 2011 mbi ekonominë e Eurozonës është shprehur i alarmuar për ekonominë e BE-së. Në raport theksohet se sistemi bankar europian vazhdon të tregojë dobësi, duke iu referuar ekspozimit ndaj risqeve të borxhit publik të institucioneve në Greqi, Irlandë dhe Portugali. Sipas raportit bëhet fjalë për një ekspozim që mund të çelë rrugën për një ngjitje të borxhit publik jashtë zonës euro. FMN është e shqetësuar mbi të gjitha për ato banka europiane që kanë ende një nivel të ulët të kapitalit dhe që, sipas FMN-së, për këtë arsye janë vulnerabël ndaj shokut ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›