E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, Lagarde: Viti 2012 nuk do jetë fundi i euros

FRANCË- Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde deklaron se 2012 nuk do të jetë fundi i monedhës euro, pavarësisht krizës aktuale që ka përfshirë vendet e eurozonës. Një deklaratë e tille erdhi gjatë vizitës që Lagarde po zhvillon në Afriken e Jugut.

“Shpesh më pyesin nëse viti 2012 do të jetë fundit i monedhës euro. Unë nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë”,- deklaroi numri 1 i Fondit Monetar Ndërkombetar, duke shtuar se euro është një monedhe e re, por solide.

“Kemi brenda Eurozonës presion serioz lidhur me borxhet e disa vendeve apo me forcimin e sistemit bankar, të cilat duhen adresuar. Megjithatë mendoj seriozisht se monedha euro nuk do të zhduket gjatë 2012”,- u shpreh Lagarde.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›