E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, bashkëshorti i Tymoshenkos kërkon azil në Çeki

KIEV - Një e përditshme çeke raporton sot se bashkëshorti i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka kërkuar azil në republikën Çeke.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një burim të qeverisë çeke që pohon të njëjtën gjë. Zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Pavel Novak i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ministria nuk i komenton kërkesat për azil. Edhe partia e Tymoshenkos ka refuzuar të japë komente.

Raportet thonë se Oleksandër Tymoshenko ka kërkuar azil në fund të vitit 2011. Ish-kryeministrja Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg tetorin e vitit të kaluar, e akuzuar për abuzim me pushtetin, akuzë të cilën Tymoshenko e hodhi poshtë duke e konsideruar gjyqin të motivuar politikisht.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›