E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti: Europa nuk ka pse t’i frikësohet më Italisë

PARIS- Europa nuk ka pse t’i frikësohet më Italisë deklaroi kryeministri Italian Mario Monti, për gazetën Franceze ‘Le Figaro’, në prag të vizitës së tij në Paris, ku do te takohet me presidentin Sarkozi dhe kryeministirn Fransua Fijon.

Monti e ka nisur 2012 me një tur europian, i cili ka si qëllim të sigurojë partnerët europiane se qeveria e tij teknokrate mund të rikthejë besimin në tregjet vendase.

Një ditë më parë Monti vizitoi Brukselin, ndërsa me 11 Janar ai do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin Britanik Dejvid Kameron më 18 janar përpara samitit te lidereve të Bashkimit Europian që zhvillohet në Bruksel në fund të këtij muaji.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›