E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton grabitjen me arme dhe maske, pranga 20-vjecarit

Lezhe- Tenton grabitjen e armatosur dhe me maske te fabrikes se tullave ne Lezhe, por prangoset pas disa oresh i dyshuari. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije se arrestuan mengjesin e djeshem 20-vjecarin Albert Brunga, banues ne qytet, pasi gjate oreve te nates kishte hyre ne ambientet e fabrikes me qellim grabitjen. Rojet e firmes kane hasur levizjet e te riut, i cili me nje maske ne koke dhe nje pistolete tentonte te plackiste ne keto ambiente. Ende nuk eshte percaktuar nese 20-vjecari tentonte arken e firmes qe gjendej ne ambientet e zyrave, apo te merrte materiale ndertimi. Menjehere pasi eshte hasur nga rojet e sherbimit, Brunga eshte larguar me shpejtesi nga fabrika e tullave, kurse policia u vu ne kerkim te tij. Pas kontrolleve te shumta ne zone, 20-vjecari u kap gjate ndjekjes oret e para te mengjesit, pa asnje rezistence. Burime zyrtare shpjeguan se ne momentin e ndalimit, Brunga mbante me vete nje maske te zeze qe e ka perdorur gjate tentatives se grabitjes dhe nje arme zjarri tip pistolete. Sendet u sekuestruan ne cilesine e proves materiale, ndersa ne pyetje u moren rojet e fabrikes se tullave dhe drejtuesit e saj, per te zbuluar nese i riu ka pasur ndonje konflikt te meparshem me ta dhe ka vepruar ne shenje hakmarrjeje. Brunga eshte vene nen hetim per "grabitje me arme e mbetur ne tentative". Policia po heton per te zbuluar nese Brunga eshte nje prej te dyshuarve te grabitjes te armatosur te vitit te kaluar te arkes se kesaj firme.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›