Dy aksidente, plagoset polici dhe 5 udhetare
Elbasan- Dy aksidente me pasoje plagosjen e pese personave udhetare dhe nje punonjesi te Policise Rrugore te Peqinit, kane ndodhur dje paradite ne superstraden Elbasan-Peqin. Aksidenti i pare ndodhi ne vendin e quajtur "Kthesa e Gjocajt", ku automjeti tip "Benz", me targe AB 135 PK, i drejtuar nga Ramazan Trimi, eshte perplasur me mjetin me targe TR 2747 G, i drejtuar nga Arben Mema. Per pasoje ka mbetur i plagosur rende punonjesi i qarkullimit rrugor, Ilir Mehmeti, 35 vjec, i cili ishte duke kryer sherbim ne kete aks. Punonjesi i Policise Rrugore eshte derguar ne spitalin e Elbasanit dhe me pas, u nis drejt Maqedonise per mjekim me te specializuar. Mjeti i drejtuar nga Trimi, ishte duke transportuar nje kufome qe vinte nga Italia dhe udhetonte drejt fshatit Dragot. Pak caste me vone, ka ndodhur nje aksident te "Kryqezimi i Luleve", ku nje makine e drejtuar nga Klejda Zaimi, eshte perplasur me nje furgon te drejtuar nga Nuredin Cela, ku jane plagosur shoferet dhe tre pasagjere, pa rrezik per jeten.
F. S.
F. S.