Trafikantet braktisin canten me 10 kg marihuane
Gjirokaster- Frika e nje kontrolli te mundshem nga efektivet e Policise se Gjirokastres, i ka detyruar trafikantet e lendeve narkotike qe te braktisin nje sasi te konsiderueshme droge prane vijes se gjelber te kufirit me Greqine. Burimeve zyrtare bene me dije per gazeten "KJ", se ne oret e vona te se martes, Policia e Kakavijes duke patrulluar ne aksin Gjirokaster-Kakavije, anes trasese se rruges ne zonen prane fshatit Jorgucat, ka konstatuar nje cante te zeze shpine te braktisur, ne te cilen ishte fshehur nje ngarkese me lende narkotike. "Fillimisht dyshuam se ajo mund t'i kishte rene ndonje kalimtari te rastit, por pas kontrollit te bere ne cante zbuluam se ishin fshehur 10 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban, me peshe 1 kilograme secila", thane zyrtare te policise vendore. Pas ketij momenti ka nisur nje kontroll i zones, per te identifikuar personat e dyshuar si korriere e trafikante. Me gjithe inspektimin ne zonen e Jorgucatit, nga ku dyshohej se vinte marihuana, nuk eshte bere e mundur kapja e asnje prej pronareve te mallit.
B. Kore
B. Kore