FMN: Privatizimi i OSSH i vështirë, shkak mos pagesa e energjisë
Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), duhet të rrisin nivelin e arkëtimit të faturave të energjisë.
Edhe pse OSSH, muajt e fundit ka përmirësuar nivelin e arkëtimeve, përsëri niveli i tyre mbetet nën mesataren e vendeve të rajonit. Një gjë e tillë e vështirëson edhe më shumë procesin e privatizimit të kësaj kompanie. Këtë herë deklarata është dhënë nga vetë drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas rishikimit të marrëveshjes financiare me qeverinë shqiptare. "Pavarësisht nga progresi i bërë këtë vit, reformat në sektorin e energjisë elektrike mbetën të papërfunduara, me një kosto ekonomike të konsiderueshme. Në thelb të problemit është energjia e papaguar, pagesa e faturave mesatarisht është 50%. Kjo është e ulët krahasuar edhe me mesataren në vendet e rajonit, ku pagesa mesatare e faturave është 75%. Pa bërë progres në këtë fushë, kompania energjetike do të vazhdojë të humbasë para, rreziqet ndaj buxhetit do të rriten, furnizimi me energji i ekonomisë do të mbetet i pasigurt dhe privatizimi i kompanisë do të jetë më i vështirë", ka deklaruar Murik Portugal, Zv Drejtor dhe Kryetar i mbledhjes. Ndërkohë po dje Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat më të fundit për ecurinë ekonomike të vendit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi vlerësoi zhvillimet e fundit në ekonominë vendase dhe për ato të jashtme, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 6.25 për qind.