Katër studio të huaja në garë për projektin e liqenit
Një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit do të ndryshojë pamje. Bëhet fjalë për zonën në veri të "Liqenit
Artificial" dhe përfshin gjithashtu, zonën e kopshtit botanik, "Klubin Dinamo", "Kompleksin e pishinave", "Bregun e Liqenit" si dhe një pjesë të Parkut të Madh të Liqenit. Katër studio dhe arkitektë ndërkombëtarë kanë paraqitur dje projektet e tyre në konkursin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për zhvillimin e kësaj zone. Studiot dhe arkitektët e interesuar për këtë projekt janë Carlos Ferrater, BOLLES+WILLSON, MVRDV si dhe David Chipperfield Architects. Juria e cila ka anëtarë të saj kryetarin e bashkisë Edi Rama, arkitektë vendas dhe të huaj priten të shpallin sot projektin fitues të konkursit. Lidhur me përgatitjen e Planit të Ri Rregullues, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me studion Urba-Plan ka arritur në përcaktimin e disa zonave të qytetit të cilat përmbajnë potencial zhvillimi të cilat ndihmojnë në strukturën e qytetit. Janë ndjekur kryesisht dy kritere në përcaktimin e Zonave Prioritare të Zhvillimit; I pari lidhet me karakterin e zonës në lidhje me strukturën e qytetit dhe rrethinave; kriteri i dytë është vullneti dhe përfshirja e sektorit privat për promovimin e zhvillimit urban dhe ekonomik. Një ndër këto është edhe zona C, e cila shtrihet pranë digës së Liqenit Artificial.