Nisin sot negociatatpër krizën, Ruçi: Gatitë hetojmë në verë
TIRANE- Maxhoranca dhe opozita, pritet të rinisin sot negociatat për zgjidhjen e krizës politike. Dy kryetarët e grupeve parlamentare, Astrit Patozi i PD-së dhe Gramoz Ruçi i PS-së do të takohen sot në orën 11:00, në selinë e Kryesisë së Kuvendit, për të hedhur hapat e parë drejt një zgjidhjeje.
Opozita ka bërë të qartë se nuk lëviz nga disa kushte, të cilat do të diskutohen edhe në tryezën e bisedimeve të këtyre ditëve për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
GSH shkruan sot duke iu referuar burimeve nga selia rozë se kreu i grupit të deputetëve socialistë do të kërkojë që në fillim të bisedimeve, ruajtjen e fletëve të votimit deri në përfundim të hetimit të materialeve zgjedhore. Ajo që të dyja palët janë tashmë dakord, është që të respektohen pikat e Rezolutës së miratuar vetëm pak ditë më parë nga Parlamenti Evropian. Tashmë, pothuaj është rënë dakord në parim që të ngrihet një komision i ri hetimor parlamentar për 28 qershorin. Një tjetër pikë e kërkuar nga opozita, por e garantuar edhe nga kryeministri Berisha, është që shumicën e komisionit dhe drejtimin ta ketë ajo. Tashmë, dy partitë janë dakord që të hetohet mbi materialet zgjedhore. Opozita kërkon që hetimi të nisë pikërisht me këto materiale, dhe, nga ana tjetër, kutitë e fletëve të votimit të mos digjen. Kjo është edhe pika më delikate e të gjitha negociatave që pritet të zhvillohet, duke filluar që nga sot, mes Ruçit dhe Patozit. Në një intervistë për GSH, Ruçi tha se PS është e gatshme të punojë edhe gjatë verës për të bërë transparencën e zgjedhjeve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)