Shkup, shqiptarëtjashtë parlamentitThaçi mbron bojkotin
SHKUP - Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, Menduh Thaçi propozoi dje krijimin e një parlamenti dydhomësh në Shkup, ku elektorati shqiptar të mund të përfaqësohet në njërën prej tyre. Ai tha se një herë ideja duhet të marrë mbështetje në zgjedhje dhe pastaj të shtrohet për diskutim. Në një intervistë për BBC-në, Thaçi tha se subjekti i tij, që është në opozitë, do të vazhdojë bojkotin parlamentar, sepse me pjesëmarrjen në Kuvend "legjitimohen politikat e gabuara në përgjithësi, por edhe ato ndaj shqiptarëve në veçanti". Sipas Thaçit, mënyra e tillë e veprimit po i sjell sukses PDSH-së në terren. Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoni qëndron prej kohësh jashtë parlamentit maqedonas, duke akuzuar partinë tjetër shqiptare, BDI-në e Ali Ahmetit, se po bën lojën e serviles së qeverisë, ndërsa partinë qeverisëse në vend, se nuk po kujdeset aspak për shqiptarët. Rivaliteti mes dy partive shqiptare në Maqedoni ka qenë gjithnjë i fortë. Propozimi i Menduh Thaçit nuk ka nxitur ende reagimin e rivales tjetër shqiptare në republikën fqinje.
(GSh/BalkanWeb)
(GSh/BalkanWeb)