FMN: Rritja ekonomike në vendet e eurozonës, e ngadaltë
Ashtu siç pritej, pasojat e krizës ekonomike ne Greqi po ndjehen edhe ne vendet e eurozonës. Sipas shefit te Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Shtraus Kan, rritja ekonomike për vendet e eurozonës do të jetë me e ulët nga sa ishte parashikuar në këtë fillimit. Nga Jordania drejtori i FMN-se paralajmëroi vendet që përdorin monedhën euro, se optimizmi për një rimëkëmbje të
shpejte ekonomike pas krizës globale duket i tepruar. Ai tha se rritja ekonomike brenda 2010 për 16 shtetet e Bashkimit Evropian nuk do te jete me shume se 0.8% ndërsa parashikohet qe për vitin 2011 rritja do te jete 1.5%. Frika për një ulje të mundshme ekonomike dhe destabilizimin e euros në vendet e eurozonës pas krizës ne Greqi ishte e pranishme. Për këtë arsye shefat e ekonomive te vendeve te BE-së ranë dakord për t'i akorduar Greqisë një paketë ndihmesë prej 23 miliardë eurosh.
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:17