Tatimet, bizneset e vogla të vonuara për kasat
Bizneset e vogla janë të vonuar në procesin e pajisjeve me kasa fiskale. Kjo kategori e bizneseve paraqitet më problematike aktualisht, ndërsa afati final është muaji qershor.Drejtori i rrjetit kompjuterik në Tatime bën të ditur se prirja e këtyre bizneseve është përshpejtimi i procedurave në afatin e fundit. Sipas tij, çdo kapërcim afati do të shoqërohet me penalizime.
Ndërkaq, sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, kompanitë e kontraktuara nga ministria e Financave detyrohen ti përshtatin pajisjet sipas natyrës së bizneseve. Tatimet parashikojnë që bizneset do të pajisen totalisht me kasa fiskale brenda muajve shtator-tetor të këtij viti. Problematikat që kanë shoqëruar procesin e pajisjes me kasa fiskale kanë qenë të ndryshme, nga kundërshtimet e bizneseve për tiu nënshtruar kësaj praktike deri tek mungesa e seriozitetit të vetë firmave.
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:28