FMN; Shqipëria mes 26 vendeve që do t i prekë kriza
Autori i Lajmit: red.
Dominik Shtraus Kan
Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë mes 26 vendeve, të varfra të cilat kanë nisur të preken nga kriza ekonomike globale. Sipas kreut të FMN-së, Dominik Shtraus Kan këto vende kanë nevojë për një financim prej 25 miliardë dollarësh për këtë vit. Në raport vërehet se Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që rrezikohet nga kriza financiare globale
Deklarata
Fondi Monetar Ndërkombetar paralajmëron se vendet e varfra janë të goditura tashmë nga kriza financiare duke i bërë thirrje gjithë shteteve donatore të japin para për këto vende. FMN thotë se vendet e varfra kanë nevojë për një financim prej 25 miliardë dollarësh për këtë vit, dhe shton se tashmë ka filluar të ndihet vala e tretë e recensionit ekonomik; ç ka do të thotë se recesioni i parë preku vendet e përparuara, më pas ekonomitë në zhvillim. FMN argumenton se ndryshe nga krizat e tjera ekonomike, kjo ka pasur më shumë efekt në vendet e varfra. Konkretisht në kato shtete efekti është ndjerë në rënien e e tregtisë dhe investimeve të huaja. “Aktualisht 20 shtete të huaja, gjysma në Afrikë janë prekur nga kriza financiare dhe në rast se kriza globale vazhdon atëherë ky numër do të dyfishohet dhe kjo do të rrisë dhe fondet të cilat këto vende duan deri në 120 miliardë dollarë.”- ka bërë të ditur kreu i FMN, Dominik Shtraus Kan. Ndërkohë në SHBA aty ku filloi kriza parashikimet vazhdojnë të jenë të zymta
Thellimi i krizës
Kreu i Rezervës Federale Chrn Bernanke deklaroi para një komisioni në kongres se nëse nuk veprohet tani në mënyrë agresive kriza do të thellohet në SHBA dhe mijëra vetë do të humabin punën, gjithashtu do të ulet prodhimi dhe të ardhurat për një periudhë të gjatë. Parashikimet thonë se kriza e nisur në fund të 2007 në SHBA dhe fektet e saj do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2010 në të gjithë botën.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009