Grabiste para, pranga “mashtruesit të pleqve”
Autori i Lajmit: red.
Arrestohet grabitësi i të moshuarve në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se Ferit Saliu, 49 vjeç, hiqej si biznesmen apo si sekser banesash dhe me anë të mashtrimeve realizonte vjedhjen e qytetarëve. Sipas të njëjtave burime, mësohet se viktimat e tij ishin kryesisht të moshuarit. Policia e identifikoi Ferit Saliun si autor të ngjarjeve të fundit të grabitjes së banesave në Durrës, me anë të gjurmëve të gishtave që ai kishte lënë në disa banesa. Denoncimi i fundit në polici në drejtim të 49-vjeçarit ka ardhur nga një 77-vjeçar, të cilit në datën 1 mars, Saliu i ishte paraqitur në banesë si ndërtues pallatesh duke i bërë ofertë për blerjen e banesës së tij. Gjatë kësaj kohe 77- vjeçarit H.S, i kishin humbur në shtëpi rreth 400 000 lekë. Pas këtij denoncimi dhe gjetjes së gjurmëve të gishtave në disa banesa të grabitura në Durrës, policia e arrestoi në Tiranë me nofkën “mashtues i pleqve”, në momentin kur po dilte nga banesa e tij në Rrugën e Dibrës.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009