FMN është mirë të qëndrojë në Uashington
Fushata e nxehtë politike pothuajse ka arritur finishin në këto ditë të para të korrikut. E shoqëruar me debate mjaft interaktive teknicienësh dhe politikanësh, me shifra e grafikë për arritjet dhe mosarritjet, por edhe me premtime politike mbi çka synohet të bëhet. E mes këtij kompleksiteti parazgjedhor dhe postzgjedhor, padyshim një pjesë të rëndësishme e zënë debatet mbi ekonominë dhe veprimet politike me impakt mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Gjithsesi, me anë të këtij shkrimi do doja të ndalesha në një debat më specifik lidhur mbi rikthimin e prezencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar ose jo në Shqipëri pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
FMN është një ndër institucionet më të rëndësishme në strukturën financiare ndërkombëtare, i cili ka si mision promovimin e bashkëpunimit financiar ndërkombëtar, si dhe ndihmon vendet anëtare (sipas kërkesës) në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe reduktimin e varfërisë nëpërmjet recetave mjaft strikte. Ky institucion njihet për politika mjaft shtrënguese në drejtim të ruajtjes së balancave makroekonomike, çka jo pak herë ka krijuar edhe përplasje apo mosmarrëveshje me vendet dhe qeveritë të cilave u ofrohej ky shërbim (në qarqet ekonomike, FMN njihet edhe si "xhandari i financave"). Kjo, e shoqëruar edhe me një sërë dështimesh në mjaft vende të Amerikës Latine (Argjentinë, Meksikë, Brazil) apo të Azisë së largët (Tajlandë, Singapor etj.) dhe Rusi, ka sjellë edhe reagimin e mjaft studiuesve dhe oponentëve të cilët kanë qenë kritizerë të ashpër të politikave të ndjekura nga FMN. Edhe në historinë ekonomike të Shqipërisë, FMN ka një "njollë të zezë", pasi asnjëherë nuk mundi ta "shfajësonte" veten për faktin se nuk arriti "të kuptojë" dhe të "këshillojë" në kohë qeverinë shqiptare mbi rrezikun që i kanosej sistemit financiar nga skemat piramidale.
Marrëdhëniet mes vendit tonë dhe FMN-së kanë qenë relativisht të mira, duke filluar që pas viteve ‘90 e deri në ditët e sotme, pa lënë mënjanë edhe uljet e ngritjet e tensioneve, si dhe largimin e përkohshëm të misionit pas krizës financiare të skemave piramidale në vitin 1997. Gjithsesi, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, në fund të vitit 2008, pas përfundimit të programit 3-vjeçar "Për reduktimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike", qeveria shqiptare mori vendimin e mosrinovimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me FMN-në. Po sa i drejtë ishte një vendim i tillë, duke marrë parasysh edhe krizën financiare që përfshiu tregjet ndërkombëtare? A duhet riparë edhe një herë ky pozicionim tashmë që roli i FMN-së është rritur në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që edhe vetë FMN është riformatuar (siç pretendon), duke u përpjekur të marrë parasysh edhe kritikat e bëra ndaj saj? Ky është një debat mjaft i gjerë, megjithatë do përpiqemi të argumentojmë mbi të.
Katër vite më parë, në debatin e hapur mbi qëndrimin ose jo të FMN-së në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha, autori i këtyre radhëve ka publikuar një shkrim duke u pozicionuar haptazi në favor të nënshkrimit të një marrëveshjeje 3-vjeçare për të fundit herë me këtë institucion. Këtë e argumentoja me "paragjykimet" që do shoqëronin qeverinë (kupto Kryeministrin Berisha) në lidhje me reformat e lehtësimit fiskal të premtuara dhe që do ndërmerreshin në mungesë të një institucioni ndërkombëtar si FMN. Gjithashtu, për shkak se FMN shihet në arenën ndërkombëtare si një lloj "tutori" apo si një lloj "garancie" për investitorët e huaj, në vitin 2005 Shqipëria nuk kishte një vlerësim ndërkombëtar të riskut (rating), dhe për rrjedhojë prania e këtij institucioni në vendin tonë ishte ende e rëndësishme.
Për t‘iu kthyer debatit të ditëve të sotme, gjatë ligjërimit publik, përfaqësues të disa partive politike janë pozicionuar haptazi në favor të rivendosjes së marrëdhënieve me Fondin, me argumentin se qeveria ka keqmenaxhuar balancat makroekonomike të vendit dhe ka rritur në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet publike, duke aluduar kryesisht për fondet e alokuara në financimin e rrugës Durrës-Kukës. Ky pozicionim është mbështetur edhe në opinionin publik nga një sërë studiuesish të cilët mbrojnë idenë se më tepër se sa prania e një "xhandari financiar" në ekonominë e vendit, Shqipëria duhet të bëhet pragmatiste duke përfituar nga fondet që FMN ka vënë në dispozicion për vendet anëtare, me qëllim reduktimin e efekteve të krizës financiare ndërkombëtare (shkrimi i para disa ditëve i kolegut dhe mikut tim të nderuar, prof. Adrian Civicit).
Parë në këndvështrimin e zhvillimeve që ka pësuar ekonomia e vendit, personalisht do të pozicionohesha kundër një rikthimi të mundshëm të FMN-së në jetën ekonomike të vendit, duke preferuar që ky institucion të ruajë status-quo-në dhe të mbajë thjesht pozicionin e vëzhguesit apo këshilluesit në marrëdhënie me Tiranën zyrtare. Kjo për disa arsye:
E para, Shqipëria është tashmë një vend që do të konsiderohej i maturuar, një vend me një ekonomi të shëndetshme dhe me institucione të konsoliduara (falë edhe meritës së donatorëve), të aftë për të ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Nëse këtu marrim parasysh faktin që shumë prej reformave të ndërmarra në vitet e fundit, pavarësisht skepticizmit të FMN-së, kanë rezultuar relativisht të suksesshme, kjo na bën ta shikojmë prezencën e FMN-së krejtësisht të panevojshme në vendin tonë. Fakti që Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon i cili do e mbyllë vitin 2009 me rritje ekonomike (sipas FMN dhe Bankës Botërore), është shumë domethënës.
E dyta, Shqipëria ishte një vend i cili u prek në mënyrë krejt sipërfaqësore nga ndikimi i krizës, dhe kjo ishte më tepër një faktor i perceptuar sesa i jetuar. Sa u përket sektorëve të ndikuar në mënyrë të tërthortë (globalizmi bën të vetën...), përsëri ekzistojnë mundësitë që qeveria shqiptare t‘i mbështesë me mënyra të ndryshme. Për rrjedhojë, Shqipëria nuk është në nevojë imediate për fonde të cilat të bënin që t‘i drejtohej FMN-së, duke pranuar më pas edhe prezencën e "xhandarit" mbi çdo veprim fiskal apo financiar që do ndërmerrej në të ardhmen.
E treta, reformat e politikës lehtësuese fiskale të aplikuara në këto 4 vjet nuk sollën "apokalipsin" që dyshohej nga kritizerët. Përkundrazi, përtej skepticizmit të FMN (dhe jo vetëm) qeveria shqiptare arriti të vërtetojë që ishte shumë e vendosur në reformat për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, duke ruajtur parametrat normalë dhe balancat makroekonomike.
E treta, Shqipëria tashmë është e aftë të kreditohet në arenën ndërkombëtare pasi ka rreth 2 vjet rresht që merr një vlerësim financiar (rating) të kënaqshëm nga kompania e mirënjohur e kësaj fushe, Moody‘s. Edhe pse duhet thënë që kredia e fundit e marrë në tregun ndërkombëtar ishte "pakëz" e shtrenjtë, nuk duhen harruar faktorë të tillë si kriza në tregjet financiare apo dhe afati mjaft i shkurtër (3-vjeçar) me të cilin u mor kjo kredi. I rëndësishëm është fakti që tashmë, në çdo moment, ekonomia shqiptare mund t‘i drejtohet tregut ndërkombëtar për të siguruar likuiditete të nevojshme për zhvillimin e saj.
Sa i përket vështrimit pragmatist të ngritur nga prof. Civici, mendoj se, së pari, një veprim i tillë nuk është i nevojshëm, pasi nuk duhet harruar që përsëri do kishte një ndikim dhe imponim të FMN (edhe pse i moderuar) mbi politikat ekonomike të aplikuara në vendin tonë. Së dyti, edhe përfitimi nga fondet për amortizimin e efekteve të krizës të akorduara nga FMN nuk është një procedurë e lehtë, për shkak se duhet thënë që këto fonde nuk e kalojnë shifrën 250 miliardë dollarë amerikanë në nivel botëror. Për më tepër, këto fonde u akordohen vendeve anëtare në raport me shkallën e ndikimit nga kriza (Shqipëria do kishte shumë pak shanse për shkak të ndikimit të ulët), por edhe me madhësinë e ekonomisë së vendit aplikues në GDP-në botërore (Shqipëria ka një ekonomi mjaft modeste).
Ndërkohë që përkundrejt shqetësimit për keqmenaxhim të fondeve të buxhetit të shtetit, besoj se tashmë klasa politike është aq e maturuar, sa të jetë e zonja që me organizmat e saj të pavarura (prokuroria, gjykatat, Kontrolli i Lartë i Shtetit apo edhe entet rregullatore financiare si Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) të jenë gardianët më të mirë që mbikëqyrin ekonominë e vendit dhe të ndalojnë shpërdorimin e mundshëm të taksave tona.
Nëse as këta nuk arrijnë ta bëjnë për një arsye apo për një tjetër??!!! Sovrani ka në dorë votën si armën e tij më të fortë për të dënuar të dështuarit. Prandaj, mendoj se prezenca e FMN-së në Shqipëri (qoftë edhe me një identitet të kuruar e më pak strikt siç pretendon të jetë sot), apo një marrëveshje e cila do t‘i lidhte këmbët ekzekutivit shqiptar për të ndërmarrë reforma kurajoze, në këmbim të një grushti para, nuk besoj se është e justifikueshme.
FMN-së iu pre bileta vetëm vajtje në përfundim të marrëveshjes së fundit, prandaj është më mirë të bëjë oponencën e saj mes konservatorizmit dhe skepticizmit që nga Uashingtoni, pa qenë e nevojshme që Shqipëria të paguajë për këshilla të cilat në situatën e shëndetshme ekonomike në të cilën ndodhet, nuk i hyjnë shumë në punë.