Rastësitë e çuditshme që lidhën tunelin patriotik me Gërdecin
Tashmë që ka kaluar më se një javë nga përfundimi i fushatës elektorale, e gjithë vëmendja e publikut, mediave dhe analizat e shumta janë përqendruar në faktin nëse këto zgjedhje realizuan standardet e pritura nga ndërkombëtarët (pasi për pritshmërinë e publikut shqiptar zor se bëhet merak kush) dhe a pati realisht fitimtarë të kësaj gare. Siguria në fitoren plebishitare nën sloganin "Shqipëria po ndryshon" të artikuluar me shumë patos nga lidershipi i PD-së është katandisur në një tragjikomedi të luftës për mbajtjen peng të një mandati në Fier, a thua se nga ky mandat do të shpëtojë Shqipëria dhe stabiliteti i saj. Maskarada dhe absurditeti rritet, kur pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për mbylljen sa më parë të procesit, ai zvarritet pafundësisht nga institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili në vend që të jetë garant ligjor i tyre, është shndërruar në një instrument të ruajtjes së pushtetit të Kryeministrit.
Ky precedent po u tregon shqiptarëve se sa tinëzare dhe e papërgjegjshme është klasa jonë politike, sa të thella janë rrënjët e korrupsionit dhe llumi ku notojnë pushtetarët të cilët, më tepër se lënia e pushtetit (akoma kjo forcë politike nuk ka dëshmuar në ndonjë rast pranimin e rotacionit të pushtetit në demokraci), i tremb frika e ndëshkimit nga zbardhja e të vërtetave për zullumet e kryera.
Është kjo arsyeja që të gjitha proceset e bujshme të tragjedive apo aferave korruptive më të spikatura të kësaj qeverie, ose janë mbyllur pa u hapur ndonjëherë, ose vazhdojnë të shtyhen pa fund për arsye e shkaqe banale. Kjo skemë e mirorganizuar, e shoqëruar shpesh me fushata sporadike ndëshkimi për abuzime të zyrtarëve të niveleve të treta, nuk mund të fshehë dështimin e qeverisë në betejën e shpallur kundër korrupsionit, ashtu sikundër nuk mund të mbulojë mungesën e pavarësisë së institucioneve kushtetuese prej trysnisë së vazhdueshme që ushtron shteti ndaj tyre.
Nuk do të ulesha të shkruaja këto radhë nëse nuk do të dëgjoja dy ditë më parë në të gjitha edicionet e lajmeve se procesi gjyqësor i tragjedisë më të madhe që prodhoi qeveria shqiptare më 15 mars 2008 në Gërdec, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, u "shemb" pikërisht për shkak të bllokimit të qarkullimit të automjeteve, mallrave e njerëzve në tunelin e (pa)përfunduar të rrugës patriotike Durrës-Kukës.
Avokatët e ish-ministrit njoftuan se "fatkeqësisht" nuk do të mund të ishin të pranishëm në seancën e planifikuar e të shumëpritur të çeljes së gjykimit të kësaj tragjedie që tronditi mbarë kombin, për shkak të pamundësisë së mbërritjes në kohë në Tiranë, sepse na qenkëshin bllokuar gjatë kthimit nga Kosova në tunelin e famshëm.
Edhe pse shumë specialistë, ekspertë e analistë të mediave paralajmëruan se inaugurimi i përshpejtuar i gjysmë segmentit e gjysmë tunelit të kësaj rruge ishte një aventurë elektorale që mund të prodhonte pasiguri e ngjarje të rënda, askush nuk do të mund ta kishte imagjinuar se hapja dhe vënia në punë e tunelit të rrugës patriotike do të kishte si produkt të parë të tij "shembjen" pa u hapur asnjëherë të gjykimit të njeriut më të përfolur për tragjedinë e Gërdecit. Askush, madje edhe vetë Kryeministri, nuk do ta kishte imagjinuar se akti i tij 2 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit për të realizuar inaugurimin e gjysmë segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, i përfolur për aferën më të madhe korruptive me fondet e gllabëruara, do të ishte "shpëtimtari" për pengimin e gjykimit të një tjetër tragjedie e afere trafiku armësh, të cilat së bashku janë më të mëdhatë e ndodhura gjatë mandatit 4-vjeçar të kësaj mazhorance.
Pas shpalljes jo pa ekzaltim nga zëdhënësja e fushatës të triumfit elektoral të Partisë Demokratike në Gërdec, nuk besoj se mund të gjesh cinizëm më të spikatur ndaj tragjedisë njerëzore dhe nëpërkëmbje të vlerave të kodit të vdekjes me të cilat është abuzuar jo pak nga përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie, tashmë nën akuzë penale nga organi i prokurorisë.
Shqiptarët në të dyja anët e kufirit kanë një pritshmëri të lartë për vlerat që bart kjo rrugë në zhvillimin e dy vendeve tona dhe integrimin në BE. Le të shpresojmë që produkti i parë i vënies në përdorim të segmentit rrugor patriotik të jetë i vetmi produkt ogurzi e të mos shoqërohet me të tjera ngjarje aksidentale që provokon mungesa e elementëve të sigurisë jo vetëm te tuneli (i cili vazhdon të jetë në proces punimesh), por edhe te pjesët e tjera të rrugës akoma të papërfunduara.
Të gjithë shqiptarët e dinë se përurimi elektoral i segmentit u krye nxitimthi, sepse Kryeministri i trembej betejës dhe rezultatit elektoral. Tashmë fushata mbaroi dhe qeveria ka kohë për të realizuar inaugurimin e vërtetë e dinjitoz jo vetëm të segmentit Rrëshen-Kalimash 60.4 km, por të gjithë punimeve në aksin Durrës-Kukës-Morinë.
Në këto kushte është e domosdoshme që inaugurimi i kryer t‘i lihet simbolikës elektorale, për të lënë, ashtu siç kam përsëritur edhe më parë, që të jenë supervizorët e kolauduesit ata që do të autorizojnë vënien në shfrytëzim të kësaj rruge, vetëm kur të përfundojë plotësisht, me të gjithë parametrat e sigurisë.