E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur burrat nuk na duhen për të bërë fëmijë

Është ndoshta një nga lajmet më të rralla që kemi dëgjuar deri sot: shkencëtarët e Universitetit të Njukasëllit kanë krijuar spermën e parë artificiale. Riprodhimi bën kështu një hap para nga dhoma e gjumit drejt epruvetës. Edhe pse reagimet e para të eksperimentit anglez, i cili duke u nisur nga një qelizë staminale embrionale njerëzore ka arritur të krijojnë spermatozoide, na bëjnë të mendojmë se në të ardhmen njeriu nuk do të jetë më i panevojshëm për fekondimin, por të lexosh mirë të dhënat e dala zbulohet se realiteti është krejtësisht i kundërti. Në fakt, kur qelizat staminale fillestare u morën nga një embrion i seksit mashkull - shpjegohet në revistën "Sten Cells and development", që ka publikuar studimin, lindi një spermatozoid në gjendje të fekondonte një qelizë vezë. Përkundrazi, qelizat staminale të seksit femër, u dorëzuan në etapat e para të maturimit të gametave mashkullore, shumë larg nga qëllimi për t‘u premtuar grave një të ardhme të pavarur nga pikëpamja riprodhuese. Nga kompozoni i vogël Y, karakteristikë e seksit mashkull, në stadin e njohurive aktuale nuk mund të pretendohet për të lindur një bebe. Sperma e krijuar në laborator në Britaninë e Madhe nuk do të përdoret për të fekonduar asnjë vezë, sepse ligjet britanike nuk e lejojnë. Kështu që kur procesi i maturimit të një qelize bëhet krejtësisht mes xhamave është e mundur që në ADN të krijohen dëmtime dhe që fëmija të lindë me defekte të mëdha. Edhe "Human fertilisation embryology authority", të cilës iu besuan këto tema kërkimi në Britaninë e Madhe, në këtë rast zgjedh të përgjigjet kështu: "Niveli i sigurisë së gametave in vitro është i panjohur. Shkencëtarët tremben se procesi vërtet kompleks që çon në krijimin e tyre mund të shkaktojë anomali në kromozome apo defekte të tjera të rënda gjenetike. Spermatozoidet artificiale të Njukasëllit, kështu kanë treguar edhe baballarët e tyre me këmisha të bardha, nuk kanë të njëjtën gjallëri me ato normale dhe qëndron dyshimi se përballë një qelize vezë, mund të përfundojnë duke u shkatërruar. "Qëllimi ynë ishte të kuptonim me detaje se çfarë ndodh kur një spermatozoid formohet. Kemi nevojë të njohim shkaqet e infertilitetit mashkullor në mënyrë që ta kurojmë", ka shpjeguar Karim Nayernia, profesor i gjenetikës njerëzore dhe lider i ekipit të Universiteti të Njukasëllit. Eksperimente të reja dhe njohja e rrethanave mund të na çojnë afër krijimit të një spermatozoidi in vitro, mjaft të sigurt dhe të shëndetshëm për fekondimin e një veze. Për këtë arsye, "Human fertilisation //////////////autorit" nuk mbyll asnjë mundësi përpara vetes, duke parashikuar se pas "5-10 vjetësh sperma e prodhuar in vitro mund të përdoret për të kuruar problemet me infertilitetin". Ndërsa në Britaninë e madhe kërkimi mbi qelizat në gjendje të transformohen në çdo ind të organizmit vazhdon me ritme të kënaqshme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu hapën rrugët e reja për përdorimin e qelizave staminale embrionale. Presidenti Barak Obama kishte anonçuar një lehtësim ndaj legjislacionit të ashpër të paraardhësit Xhorxh Bush. Rregullorja e re përfshin shtimin e financimeve publike për kërkimin që përdorin embrionet e "braktisura" në klinikat e fertilizimit, për të lehtësuar importin e këtyre qelizave nga jashtë. Kështu, nëse herën tjetër do të flasim për spermatozoide artificiale mund të mos përmendim një institut anglez, por një grup shkencëtarësh amerikanë.

Intervista

Carlo Flamigni, gjinekolog dhe ekspert i riprodhimit në laborator

Një teknikë që na jep shpresë

Vështirë të mos merret parasysh

Herët ose vonë teknika e re do të trokasë në dyert e klinikave të fertilitetit dhe do të jetë e vështirë të mos merret parasysh". Ky është mendimi i Carlo Flamingni-t, profesor i gjinekologjisë në Universitetin e Bolonjës dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të bioetikës.

Kjo teknikë nuk është e ndaluar? Madje edhe në Britaninë e Madhe?

Për momentin ka probleme etike dhe sigurie. Por me siguri që do të zgjidhen në të ardhmen dhe në këtë pikë mundësia për ta ndaluar teknikën do të mendohet mirë.

Çfarë dobie do të ketë kjo teknikë fekondimi?

Do të na shërbejë të kalojmë shumë probleme me infertilitetin, të pavarura ose të shkaktuara nga mosha ose sëmundje si tumoret. Nuk do të mungojnë arsyet për ta përdorur edhe pse në një të ardhme paksa të largët.

Përdorimi i satminaleve embrionale e bën akoma më të kundërshtueshëm aspektin etik të kërkimit?

Në të vërtetë, studimet mbi qelizat staminale të të rriturve dhe atyre embrionale shkëmbejnë vazhdimisht informacion. Kërkimet në dy fusha nuk janë kaq të ndara sa mendohet dhe rezultatet e një sektori reflektojnë edhe mbi tjetrin. Për këtë arsye, edhe kisha do të shkojë drejt një mendimi të ri.

Do të vijë koha kur kërkimet mbi staminalet do të jenë të lira?

Sigurisht, por mendoj se kjo gjë do të bëhet kur të shihet se mund të shërojnë sëmundje që janë fatale ose shumë të rënda.

Eksperimenti

Staminalet

Një qelizë staminale embrionale u vendos në një epruvetë për t‘u maturuar

Maturimi

Është e mundur që të orientosh maturimin e një qelize staminale: shkencëtarët e shtynë të bëhej një spermatozoid

Spermatozoidi

Në epruvetë u krijua një spermatozoid i plotë edhe pse nuk ishte shumë i lëvizshëm dhe vital

Seksi

Eksperimenti funksionoi vetëm me qeliza staminale të marra nga embrionet e seksit mashkull jo femër

Fekondimi

Spermatozoidet nuk janë përdorur për fekondimin, sepse ekziston rreziku që fëmijët të lindin me defekte gjenetike

E ardhmja

Duhen të paktën 5-10 vjet kërkime para se kjo teknikë mund të përdoret për të kuruar infertilitetin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›