Man. UTD, 35 milionë euro për Ibrahimoviç
Pasi shiti Kristiano Ronaldon, Aleks Ferguson kërkon afrimin e një ylli që do t‘i bëjë tifozët ta harrojnë portugezin. Por, pasi nuk arritën të fitonin garën me Realin për Benzema dhe hoqën dorë nga alternativa Riberi, Mançester Junajtid po studion pista të tjera. Afrimi i Majkëll Ouen duket se nuk e qetëson trajnerin skocez dhe sipas "Mirror", "Djajtë e Kuq" po përgatisin një ofertë për Zlatan Ibrahimoviç. E përditshmja fliste për 35 milionë euro, shifër që është shumë larg pretendimeve të zikaltërve.