Interi, kontratë dyvjeçare për Nedved
Mediat italiane bënin të ditur se Pavel Nedved nuk do të realizojë një transferim tronditës, duke u bërë pjesë e Interit, rivalëve historikë të Juventusit. 36-vjeçari i dha fund aventurës 8-vjeçare me bardhezinjtë, pasi refuzoi kushtet e klubit dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili përfaqëson edhe Zlatan Ibrahimoviç, ka filluar negociatat me kampionët e Italisë. Mendohet se "veterani" çek ka gjetur akordin për kontratë 2-vjeçare me zikaltërit, ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.